Historia e dy nënave shtatëzëna / Njëra e braktisi, tjetrës i vdiq, birësimi që shpëtoi çiftin Boçi. Një dritare mbante të fshehur, certifikatën e lindjes

Shpëtim Boçi, që u lind atë ditë të ftohtë të 16 shkurtit të vitit 1960 është në kërkim të rrënjëve biologjike. I lindur në maternitetin e Beratit, u braktis nga nëna biologjike, sapo erdhi në jetë. Foshnja u birësua nga cifti Latif dhe Metulla, nga Elbasani, që asokohe jetonin në Kuçovë. Gjithcka nisi dhe përfundoi brenda dyerve të maternitetit, ditën kur nëna birësuese humbi fëmijën e tretë pas lindjes. Por ndërsa një jetë u shua, një tjetër fëmijë erdhi në këtë botë. Si një shpëtim për fatin e familjes Boci, djali me të njëjtin emër pasi u lind nga nëna e tij biologjike u braktis mes lotësh. Ajo firmosi dhënien për dorëzim të djalit që lindi nënës birësuese Metulla, e cila pas ditëve plot trishtim më në fund gëzoi marrjen në duar të një foshnje. 


Faktin që u birësova ne spital e mësova nga tezja. Me tha që nëna ime ështe nga Panajaja e Vlorës, qante kur më braktisi. Ajo ishte bashkë me babain e saj kur me solli në jetë. Babai im birësues kurrë nuk foli për historinë timë.  Dua të di kush është nëna biologjike nuk dua t’i prish punë. Ajo ka pas një arsye që më la nuk më l kot. Sipas tezes time emrin ma ka vendosur nëna që më lindi. Ajo nënë që më bëri ka dhembje në shpirt, më shumë së unë


Por fati kishte rezervuar një tjetër surprizë, atëherë kur shpresat humbën u rikthyen. Djali që hyri në shtëpi do të sillte një tjetër gëzim të madh, kur 4 vite pasi u birësua ishte e shkruar mesa duket, që cifti nga elbasani të bekoheshin me një tjetër fëmijë. Liljana erdhi në jetë në vitin 1964, 4 vite pasi Shpëtimi u birësua. Por kur e gjithë kjo bujari prej fatit dukej se do të gëzonte pafund këtë familje elbasanllie, pas lindjes së motrës, Shpëtimi do të ndihej i tepërt. Me rritjen e tij, nisën edhe dyshimet e para të djalit i cili kuptoi se nuk kishte ngjashmëri me prindërit. Kësaj pyetje që ua drejtonte prindërve shpesh si cengel, nëna i përgjigjej se ai i kishte mbyllur plagët. Shpesh nuk afrohej as nga të afërmit. Kudo që shkonte merrte si shuplakë përbuzjen. 


Isha në klasën e dytë dhe më hoqen nga Kucova dhe më cuan në fshat të Beratit fshati pafta. Trk gjyshja nga ana e nënës. Aty dyshova se thash pse me hoqen nga shkolla. Njerëzot më thonin nga ke ngjarë. Kur u bëra 19 më vdiq nëna ishte e rëndë për mua. Aty kuptova që gjërat ndryshuan. Kur mbarova ushtrinë u interesova por askush smë tregonte. Tezja më tha para se të vdiste që nëna të ka marre ne maternitet, nëna jote ishte nga panajaja dhe ishte e gjatë. Qëndrova 3-4 muaj në atë fshat tek gjyshja aftdhe u ktheva. Nëna vetem qante sa herë e pyesja. Më donte shumë dhe e doja mundohej të më mbante afër. Nuk më tregoi kurrë të vertetën. Ajo vdiq nga një sëmundje në mushkëri. Kur e pyesja me thonte ti je djali im. Edhe sikur ta di për nënën time biologjike nuk e vendos dot para saj. Sipas tezes nëna birësuese lind një foshnjenpor ai ndërron jetë, unë erdha në jetë, u braktisa dhe ajo më birësoi.


Kur nëna ndërroi jetë në vitin 1979, Shpëtimi ishte 19 vjeç. Pas kësaj do të merrte një tjetër rrjedhë jeta e tij. Mesa duket ajo kishte qenë për të I vetmi person që e deshi, pasi pas largimit të saj një hendek i madh zbrazëtie u thellua mes babait birësues dhe motrës. Ajo çfarë Shpëtimin e habit është fakti se në dokumenta mban datën e lindjes më 16 shkurt, por familja gjithmonë ia ka festuar ditëlindjen më 29 shkurt.


Gjithmone ma festojne ditëlindjen më 29 shkurt ndërsa në letra e kam 16 shkurt. Unë fillova punë qe 16 vjec në një uzinë mekanikë. Ishte një libër familjar ku shënoheshin të gjitë emrat e familjes dhe vendi ku ishte vendosur kishte një dritare që nuk më lejonin ta hapja sepse ndoshta mbante certifikatën e lindjes time. Isha në një moshë që mund të lexoja.  


Sot Shpëtim Boci është një 60-vjecar dhe bashkë me familjen e tij jetojnë në Greqi prej 20 vitesh.Edhe pse është bërë gjysh, një brengë e mundon ende. 

VIDEO/ Emisioni i plote
 

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!