Skandali tek Onkologjiku/ Koduzi në 'Repolitix': Shërbimi më i keqfinancuar! Gazetarja: Mjeku denoncoi rrezatimin e Kobalto Terapisë, u detyrua të linte punën

Skandali tek Onkologjiku në QSUT ku mjekët nxitnin pacientët me sëmundje tumorale të shkonin tek një spital privat të mjekoheshin, u diskutua mbrëmjen e sotme në ‘Repolitix’ Report Tv.

Profesori i menaxhimit shëndetësor, Gazment Koduzi u shpreh për Denis Mingën se probleme të tilla ka patur gjithnjë dhe kjo edhe prej financimit të pakët të shëndetësisë.

'Kjo situatë nuk ka lindur sot ka ardhur hap pas hapi. Përgjegjës, mendoj se është politik bërësi. Shëndetësia jonë e nënfinancuar ka pak lekë. Nga këto pak lekë, 10% shkojnë tek koncesionet, sterilizimi, dializa, check up. Dhe pjesa tjetër shkon me preferenca. Shërbimi onkologjik më i keqfinanciuari. Aparatura, nëse s’jam gabim, ka ardhur në 2021, kur është bërë tenderi i aparaturës, është jashtë standardeve teknike, duhet të jetë në bunker të izoluar me mure të trasha, pasi bën dëm prej rrezatimit. E  ka fajin drejtuesi i QSUT dhe ministri. Spitalet sot nuk marrin një njeri në punë pa aprovimin e ministrisë. Duke patur pak buxhet, barnat nuk mjaftojnë që qytetarët të kurohen', thekson Koduzi.

Gazetarja Odeta Dume zbulon se një mjek tek Onkologjiku është ankuar për pajisjen e Kobalto-Terapsisë për shkak të rrezatimeve që lëshonte, deri u detyrua të linte punën.

'Ajo që më ka shokuar, një aparat që ka ardhur në 2021 dhe nuk është vënë në funksionim. Pse nuk është marrë masa? Një mjek në një mbledhje e ka bërë si ankes dhe të gjithë mjekët i janë hedhur kundër dhe u largua nga puna', tha Dume.

Mjeku Besnik Jakaj thekson se ka një regres të sistemit farmaceutik dhe shëndetësor që prej ligjit të ndryshuar nga Ilir Beqja në vitin 2014.

'Në disa kemi diskutuar për regresin e sistemit farmaceutik dhe shëndetësor. Mungesa në treg, nuk i ka sjellë ministria e Shëndetësisë. Mungojë në treg, nuk importohen. Janë kapur barna kontrabandë. Pse ka ndodhur? Ndryshimi i 2014 i ligjit, nga Ilir Beqja për pëlqime preferenciale të Beqjat. Problemi është i gjithi tek menaxhimi. Të dali ministria me deklaratë dhe të thotë ndjehem e neveritur. Nuk je për të dhënë përshtypjet e tua. Janë përzgjedhur njerëz për ta bërë sistemin e pashpirt. Ai mjeku është rasti individual, nuk meriton bluzën e bardhë. Ka degraduar sistemi. Në QSUT pas datës 15 të muajit nuk bëhen analizat e të hospitalizuarit. Kanë mbaruar fondet dhe nuk bëhen analizat. I hospitalizuara pa marrë analizat bio kimike, merr terapinë në tym', u shpreh Jakaj.

Ndërsa Flogert Muça shprehet se në QSUT janë klane mjekësh që përfitojnë në kurriz të pacientëve.

'Ka klane mjekësh, koordinatorësh në spitalet shtetërore, të cilët nuk pyesin është rreth vicioz. Onkologjiku siç ka maskarenjtë ka edhe Tan Bodecin që është i jashtëzakonshëm. Siç ka raste që pacientët marrin një më një nga doktorët kurë, ka raste kur ka dhe mungesë. Ka edhe raste kur iu thuhet nuk ka, blije në filan farmaci, janë të lidhur me farmacinë. Është një rreth vicioz që marrin në qafë njerëzit.

Në momentin që ai i papërgjegjshmi mbushin ato receta, këtu për shkak të sistemit, ku meritat i merr qeveria, edhe çdo kolpo e merr qeveria', nënvizoi gazetari.

Më tej ai dha informacionin në studio lidhur me aparaturën e Kobalto Terapisë, që sipas ministrisë së Shëndetësië në muajin korrik do të përshatet në një ambient të mbyllur tek Onkologjiku për të mos sjellë rrezik nga rrezatimi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:22
Skandali tek Onkologjiku/ 'Ka klane mjekësh', gazetari Muça: Marrin në qafë pacientët

 

Gazetari Flogert Muça duke folur për skandalin tek Onkologjiku shtoi se në QSUT ka klane mjekësh të cilët marrin në qafë pacientët.

'Ka klane mjekësh, koordinatorësh në spitalet shtetërore, të cilët nuk pyesin është rreth vicioz. Onkologjiku siç ka maskarenjtë ka edhe Tan Bodecin që është i jashtëzakonshëm. Siç ka raste që pacientët marrin një më një nga doktorët kurë, ka raste kur ka dhe mungesë. Ka edhe raste kur iu thuhet nuk ka, blije në filan farmaci, janë të lidhur me farmacinë. Është një rreth vicioz që marrin në qafë njerëzit.

Në momentin që ai i papërgjegjshmi mbushin ato receta, këtu për shkak të sistemit, ku meritat i merr qeveria, edhe çdo kolpo e merr qeveria.'

Ora 22:02
Reagimi i ministres pas skandalit tek Onkologjiku/ Mjeku Jakaj: Nuk mund ta kalonte me frazën 'ndjehem e neveritur'! Ka degraduar sistemi

 

Mjeku Besnik Jakaj komentoi deklaratën e ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu lidhur me skandalin tek Onkologjiku.

Në Repolitix, Jakaj thotë se ministria nuk është për të dhënë përshtypjet e veta, por për vendime dhe mirë menaxhim.

'Problemi është i gjithi tek menaxhimi. Të dali ministria me deklaratë dhe të thotë ndjehem e neveritur. Nuk je për të dhënë përshtypjet e tua. Janë përzgjedhur njerëz për ta bërë sistemin e pashpirt. Ai mjeku është rasti individual, nuk meriton bluzën e bardhë. Ka degraduar sistemi. Në QSUT pas datës 15 të muajit nuk bëhen analizat e të hospitalizuarit. Kanë mbaruar fondet dhe nuk bëhen analizat. I hospitalizuara pa marrë analizat bio kimike, merr terapinë në tym', u shpreh Jakaj.

G.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lulja: 26/06/2024 11:12

    Eshte ajo shprehja "Ujku ujku, cakalli ben kerdine". Plasen sa i bene vetingun gjyqtareve dhe prokuroreve, ndersa mjeket bejne kerdine me Makina lluksose, me nga dy tre shtepi, me pushime ne Maldive etj

    Përgjigju
  • Mondi: 26/06/2024 08:15

    Edhe ju mediat duhet të boni më shum emisione me mjekët se sa me Saliun apo Ramen!edhe emisioni i orës 7-00' të ketë më shum tema për shendetësinë dhe hadhet e popullit jo tema politike .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë