Një sipërmarrëse, e cila jeton në fshat erdhi me kërkesat e saj përballë zv. Ministres së Kulturës sonte në “E ardhmja është vajzë” me Ermira Çaushollin.
Një histori e jashtëzakonshme dashurie solli në jetë Meri Kumben në një kohë që askush nuk e besonte.
Nga Roma në Rrushkull, do të ishte tranferta e jetës për Gerta Lokun e cila nuk ka asnjë pishman për jetën në fshat.
Këto u transmetuan sonte në ekranin e Report tv, ku të ftuarit përjetuan emocione të vërteta në “E ardhmja është vajzë”.