Kasandër Noga, historia e ish-studentit të Akademisë së Policisë që u bë vrasës! Si nisi hasmëria me vëllezërit Hasanbelliu, 24 vite duke i ‘gjurmuar’

Kasandër Noga, i futur herët në botën e errët të krimit, sot 46-vjeç, dikur kishte ambicie. Student i Akademisë së Policisë u përjashtua para se të diplomohej, kur plagosi në ambientet e shkollës me thikë një student nga Lushnja. Në Akademi njihej, gjakftohtë, pak i frikshëm, por inteligjent. Ra në hakmarrje fare i ri, para 24 vitesh, në Patos.

Kasandër Noga u konfliktua me Gentianin, vëllain e Erion dhe Geron Hasanbellit, sherr ky që vazhdon të shkaktojë viktima në Tiranë e Belgjikë. Erion Hasanbelliu i cili u largua në Itali, kontaktoi atje Mariglen Hodajn dhe i dha një shumë parash që t’ia dërgonte babait të tij, Aqif Hasanbellit në Patos. Por, Marigleni nuk i dorëzoi dhe më 4 gusht të vitit 2000 u vra në qytetin e Patosit.

Në përplasjen me armë u plagos djali tjetër i familjes Hasanbelli, Geroni. Erion Hasanbelli u cilësua organizator, kurse Hodaj ishte miku i ngushtë i Nogës. Më 19 gusht të 2000, Kasandër Noga hyri në Sanatorium i shoqëruar nga Julian Çela aty ku ndodheshin të shtruar Aqif Hasanbelli (babai i vëllezërve Hasanbelli) dhe Dritan Hajdini, shoku i Geronit. Me breshëri automatiku, i lanë të vdekur në vend. Ngjarja u njoh si ‘masakra e Sanatoriumit’.

Për të larë gjakun e babait, Geron Hasanbelli me vëllain, ekzekutuan Julian Celën dhe plagosën rëndë Kasandër Nogën në Belgjikë në 2002. Geroni strehohet në Itali, por arrestohet në 2009 dhe u ekstradua në Shqipëri. Kurse Kasandër Noga, autori i masakrës u arrestua nga policia belge u ekstradua në Shqipëri. Mbi të rëndonte një dënim me burgim të përjetshëm.

Geron Hasanbelli del i pafajshëm, vëllai, Erioni u dënua me 25 vjet burg. Në Apelin e Vlorës Geroni dënohet me 14 vite burg, ndaj u riarrestua. Pas disa vitesh vëllezërit Hasanbelli u liruan, por Noga i mbante nën mbikëqyrje. Në vitin 2022, Noga shtiu në qendër të Brukselit, Erion Hasanbellin, që mbijetoi, dhe një 1 vit më vonë Kasandër u vu në pranga.

Megjithatë në krah të tij, ishte Kevin Zeneli (Suçi). Nga qelia, vendosi të ekzekutojë Hasanbellit e nipat e tyre. Ilirian Feçi dhe vëllëzerit Indrit e Gentjan Beqiraj, u paguan për këtë plan. Por pas disa kohësh ata u tërhoqën nga frika, dhe për vrasjen Noga dhe Zeneli kontaktuan dy persona të tjerë, që ende nuk janë identifikuar.

Më 4 janar 2022, Kevin Zeneli dhe dy të panjohurit hapën zjarr drejt një lokali në Don Bosko, për të vrarë Hasanbellin, por ngatërruan objektiv. I vrarë mbeti Erion Çela dhe u plagosën katër persona të tjerë. Kasandër Noga humbi kësaj here, por a ka një plan të ri?

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emigranti: 25/02/2024 14:24

    Kur do clirohet Shqiperia ka keta kokeshtremberit qe na mbajne larg botes se qyteteruar?

    Përgjigju
    • Juristi: 25/02/2024 15:22

      Do clirohet kur te denohen me burg te perjetshem dhe konfiskim pasurie te gjithe gjyqtaret dhe prokuroret qe i lirojne keto bisha vrastare.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI