Në kërkim për atentatin ndaj Erion Hasanbelli në Bruksel, autoritetet belge letërporosi për Kevin Zenelin! Dyshojnë se fshihet në Shqipëri

Autoritetet në Belgjikë kanë dërguar letërporosi në Shqipëri për Kevin Zeneli alias Suçi, i shpallur në kërkim pas dëshmive të vëllezërve Indrit e Gentian Beqiri. Ai konsiderohet si krahu i djathtë i Kasandër Nogës, një personazh i njohur të botës së krimit.

Zeneli kërkohet nga belgët si një nga autorët e atentatit ndaj Erion Hasanbelli në Belgjikë, teksa dyshohet nga autoritetet në Belgjikë, se fshihet në Shqipëri. Autoritetet e vendit europian kërkojnë informacion për lidhjet shoqërore të Zenelit dhe skedën e tij për të verifikuar, nëse ka ose jo rekorde të tjera penale në ngarkim të tij.

Kasandër Noga, është autori kryesor i dyshuari plagosjes së Erion Hasanbelliut, në Bruksel teksa është arrestuar në Vjenë. Ndaj Erion Hasanbelliut u qëllua me 6 plumba në Belgjikë dhe dyshohet për hakmarrje. Mes atentatorit dhe viktimës, ka një hasmëri që ka nisur mbi 20 vite më parë. Në gusht të vitit 2000, Noga ka ekzekutuar me armë zjarri babanë e Erjon Hasanbelliu, Aqif Hasanbelliu dhe Dritan Hajdinin.

Një vit më pas, vëllezërit Geron dhe Erion Hasanbelliu tentuan të hakmerren. Ata i bën atentat Kasandër Nogës në një kafene në Antwerp, por ai arriti t’i mbijetojë plumbave, ndërsa në këtë ngjarje mbeti i vrarë një mik i tij. Në lidhje me këtë sagë hakmarrjesh, nga Kasandër Noga, dyshohet se ishte porositur Kevin Zenelin për të vrarë vëllain e Erjonit, Geron Hasanballiun, por që u ngatërrua shënjestra duke i kushtuar jetën Erion Çelës.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia