Kasandër Noga, një emër i njohur i botës së krimit dhe është dënuar me 15 vite burg nga Gjykata e Brukselit. Ai u arrestua dhe akuzohej për atentatin ndaj Erion Hasanbelliut, i cili u qëllua me gjashtë plumba. Tentativa për vrasjen ka filluar për shkak të hasmërive mes Erion Hasanbelliut dhe Kasandër Nogës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2000, kur Noga dhe Julian Çela hyrën në spitalin e Sanatoriumit me automatik në dorë, ku ishin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i Geronit) dhe Dritan Hajdini (shoku i Geronit). Pasi iu hoqën serumet nga krahu, ata hapën zjarr ndaj tyre, duke i lënë të vdekur në vend.

Për shkak të kësaj ngjarjeje të rëndë, u krye hakmarrja nga ana e Hasanbelliut, i cili bashkë me vëllain e shokut të tij, të ndjerit Geron Hasanbelliu, ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandër Nogën. Krimi në fjalë ndodhi në 2002 në Belgjikë.

Kasandër Noga akuzohet për 5 vrasje dhe disa plagosje. Mes këtyre krimeve është edhe akuza për vrasjen e Astrit Shperdhejas më 25 gusht të 2001. Gjykimi për këtë rast u zhvillua në Belgjikë në vitin 2005. Ai gjithashtu është dënuar për vrasjen në vitin 1999 të Kastriot Gropës dhe Edison Meminajt në Patos.  Kasandër Noga eksponent i rrezikshmëm në botën e krimit dhe ka kryer akte të dhunshme dhe vrasje të shumta, që iu kanë sjellë dënime të rënda nga sistemi i drejtësisë belge. Kasandër Noga, është autori kryesor i dyshuari plagosjes së Erion Hasanbelliut, në Bruksel ai u arrestua në Vjenë në qeshor të 2022 në Vjenë.