Të gjithë besimtarët muslimanë janë mbledhur sot për të festuar Kurban Bajramin. Por cila është domethënia e kësaj feste dhe përse ajo festohet sot?

Sipas librit të shenjtë Kuranit: Para shumë shekujsh një profet i nderuar me emrin Ibrahim, luste Allahun, Krijuesin e tij, që t’i dhuronte një fëmijë: 

Nga dëshira për të pasur një trashgimtar kalonte një pjesë të madhe të kohës duke u lutur…. Kaluan kohë dhe dëshira nuk po i plotësohej. E shoqja i dha leje Profetit Ibrahim të martohej me shërbyesen që kishin, për të pasur një fëmijë... E kështu u vendos që Ibrahimi të martohej përsëri. Pas martesës së tij, Zoti i dhuroi një fëmijë të urtë e të sjellshëm: 

Po në këtë kohë Allahu i dërgon ëngjëjt që ta përgëzojne Ibrahimin edhe më një djalë tjetër, po këtë herë me bashkëshorten e parë. 

Kur arriti moshën për t’u angazhuar në punë Ismaili, djali i parë i profetit Ibrahim, babai i tij kishte parë një endërr ku urdhërohej të bënte kurban Ismailin. 

U sprovuan që të dy baba e bir për durimin të dy iu dorëzuan urdhrit të Allahut: 

Profeti Ibrahimi e ofroi për kurban Ismailin e tij, e pikërisht në momentin kur ai do ta bënte të birin Kurban Allahu i dërgoi profetit një dash që ta therte si kurban në vend të të birit.
 
Pas kësaj dita e sakrificës u quajt Kurban Bajram e festohet çdo vit nga besimtarët muslimanë.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)