Çfarë më ka ndodhur me “Zhurma e erërave të dikurshme” në fillim të viteve ’60. Akuzat ne në Komitetin Qendror, më thirrën bashkë me botuesin e shtëpisë botuese “Naim Frashëri”. Çdo libër ka një histori që kur lind, histori që kujtohet herë pas here nëse jetën e ka të gjatë. Kështu ka ndodhur edhe me librin “Zhurma e erërave të dikurshme”. Ai lindi nga një radhë tregimesh të shkruara në fillim të viteve ’60 të shekullit XX dhe të botuara kryesisht në revistën “Ylli”, ku kryeredaktor ishte Qamil Buxheli, një burrë i fisëm me ide përparimtare, shkrimtar me një humor të rrallë modern dhe njeri me shije të holla artistike.
/Shqiptarja.com











