Historia e pa treguar e motrës së
John Kennedy dhe katastrofa e babait

Historia e pa treguar e motrës së<br />John Kennedy dhe katastrofa e babait
Rosemary Kennedy, fëmija i tretë dhe vajza e parë e Joseph P.Kennedy dhe bashkëshortes Rose, iu shkatërrua jeta nga frika dhe injoranca e babait të saj.
Historia tragjike e saj dhe anët e errëta të familjes Kennedy zbulohet nga tabloidi “Daily Mail”.

I ati, Joseph, duke u përpjekur që i biri John të bëhej president e largoi Rosemary nga vëmendja mediatike duke e dërguar në manastire të humbura dhe sanatoriume.
Ai madje vendosi t’i bënte asaj edhe një lobotomi duke i shkatërruar përgjithmonë jetën.

Rosemary KennedyKjo për shkak të injorancës të një doktori të paaftë.

Joseph Kennedy mendonte se e bija ishte e vonuar mendore.

kennedy
(Në foto: familja Kennedy)

Por në fakt Rosemary kishte vetëm vështirësi në mësimin shpejt të gjërave të reja, një problem pa pasoja shumë të rënda në mënyrën e të menduarit të saj.
Rosemary kaloi më shumë se 50 vjet në një spital për të sëmurë mendorë në Uiskonsin, SHBA, në një kohë që gjendja e saj mund të kurohej thjesht me një terapi disajavore.

Jeta e saj nisi që në fillim keq me një lindje të sforcuar për shkak të epidemisë së gripit që kishte përfshirë Amerikën.
Mjeku i saj erdhi me vonesë dhe fëmija kishte ardhur në jetë pa asistencën e një mjeku.
Ekspertët mendojnë se problemet që ajo pati mund të kenë ardhur edhe si pasojë e mungesës së oksigjenit në çastet e para pas lindjes.
“Ajo ishte e ngadaltë në të vepruar dhe të menduar, e ngadaltë në çdo gjë”, shkruan në ditarin e saj e ëma Rose.

Rosemary e kreu shkollën fillore në Bruklin dhe mësuesit e saj thoshin që ajo kishte probleme në mësimin e gjërave bazë dhe nuk kishte marrëdhënie të afërta me shokët e klasës, madje përpiqej t’i evitonte ata.
I ait e çoi në Departamentin e Psikologjisë në Harvard ku Rosemary u diagnostikua si e vonuar mendore.
Në vitin 1941 23-vjeçarja Rosemary u detyrua nga i ati t’ i nënshtrohej një lobotomie në pjesën e përparme të ballit.
Pas operacionit ajo qendroi në shtëpi e rrethuar nga tutorë dhe specialistë të shëndetit.

Rosemary iu nënshtrua një testi inteligjence në moshën 6-vjeçare duke kapur një mesatare prej 60 deri në 70 pikë, e njëjta inteligjencë që kanë edhe 10-vjeçarët.
Kjo binte në kontradiktë me vendimin e mjekut që e cilësoi si të vonuar mendor, por i ati i Rosemary vendosi t’i besonte mjekut të tij, që më vonë do të rezultonte si e gabuar.

Kur Joseph Kennedy u caktua ambasador në Britaninë e Madhe të bijat Rosemary dhe Kathleen shkuan në Angli në ceremoninë e caktuar për të.
Asokohe Rosemary ishte 19 vjeç dhe shkëlqente e tëra, duke lënë në hije motrën e saj më të vogël.

Në 1940 kur Hitleri kishte nisur të kërcënonte Europën Rosemary u dërgua në SHBA nga i ati për shkak të frikës se mund t’u ndodhte ndonjë gjë.
Atë vjeshtë Rosemary u dërgua në një manastir për shkak të zhvillimit të saj fizik dhe seksual.

kennedy
(Në foto: Rosemary Kennedy)

Murgeshat zbuluan se ajo nuk ishte e virgjër dhe siç ajo u rrëfeu dilte natën dhe takonte meshkuj.
I inatosur i ati e mori sërish në shtëpi ku i vuri një guvernante ta vëzhgonte gjithë kohën.
Ai e burgosi për së gjalli pasi mendonte se e bija mund të dëmtonte figurën e tij dhe karrierën politike.
Në 1941 Rosemary iu nënshtrua lobotomise paraballore pasi mjeku i tha të atit se “ky operacion do ta bënte më të qetë dhe të kënaqur”.
Rosemary u operua nga Uollter Freeman, i cili në fakt nuk ishte një mjek i mirëfilltë por një profesor.
Ishte dita më e keqe në jetën e saj.
Por megjithë se operacioni nuk shkoi keq, Joe i tha të shoqes se operacioni nuk doli me sukses.
Ai gënjeu familjen dhe e dërgoi vajzën në një institut për të sëmurë mendore.
Ai kurrë nuk ia tregoi vendndodhjen e Rosemary gruas apo fëmijëve të tij dhe u tha mjekëve që ta ruanin sekretin.
Ajo trajtohej si e çmendur në spitalin psikiatrik.
Kushdo mund të dilte nga dhoma dhe të shikonte filma apo të luante, por jo Rosemary.
Ajo ishte e varrosur për së gjalli brenda katër mureve.
Kjo gjendje dha efekt negativ duke e bërë Rosemaryn më nevrike dhe kështu i caktuan dy roje që e shikonin në çdo moment.
Në 1949 ajo u abuzua seksualisht nga stafi i spitalit dhe i ati u detyrua ta lëvizte në një spital tjetër psikiatrik, por pa dijeninë e familjes.
Për 20 vjet me radhë familjarët e Rosemary nuk pyetën kurrë apo të hetonin për fatin e saj, por i besuan fjalës së patriarkut Joe.
Në 1969 Joseph Kennedy vdiq pas një infarkti por para se të vdiste njoftoi të shoqen për vendndodhjen e së bijës.
Rose e vizitonte të bijën dhe dilnin bashkë për shopping, gjë e cila i pëlqente shumë.
Por Rosemary e ruante inatin ndaj të ëmës pasi ajo nuk ishte aty kur Rosemary kishte nevojë për të.
Por megjithëse familja e saj nsii ta vizitonte gjithnjë e më shpesh gjendja e Rosemary u rëndua dhe ajo e kishte humbur me kohë freskinë e vajzërisë.
Njeriu më i afërt i Rosemay gjatë jetës së saj ishte murgesha Paulus e cila i rrinte gjithë jetën pranë.
Paulus vdiq në 1996 në moshën 86-vjeçare ndërsa Rosemary në 2005 po në moshën 86-vjeçare.
Kur murgeshën e pyetën përse Rosemary ishte në një spital psikiatrik ajo u përgjigj “Oh, ajo ishte si unë. Në shkollë kisha një problem, i kapja gjërat me vonesë. E njëjta gjë ishte edhe me Rosemary, por fati i saj ishte më i zi nga imi”. /Marrë nga Tema/

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç