Historia e pabesueshme! U rrëmbye 13 vjeç gjatë luftës në Kosovë, 'Pa Gjurmë' e bashkon me familjen pas 24 vitesh

Një histori sa e vërtetë aq e pabesueshme. Abedin Avdiun e gjeti 13 vjeç lufta në Kosovë. Në atë kohë së bashku me 20 fëmijë të tjerë u rrëmbye. Nga ajo ditë familja e dinte të vdekur.

Duket si një skenar filmi, por kjo është historia e 38-vjeçarit Abedin Avdiu, i cili u shfaq në ekran 24 vite pas rrëmbimit, ndërsa kërkonte familjen e tij. Falë emisionit “Pa Gjurmë’’, transmetuar në televizionin Report Tv, familja Avdiu mësoi lajmin se djali i vogël të cilin ata e dinin të vrarë jetonte shëndosh e mirë.

Në një lidhje direkte nga Italia, Abedin Avdiu u surprizua nga moderatorja e programit Odeta Dume, e cila transmetoi videon e babait të tij, Ramadan Avdiut. 38-vjeçari i mbytur në lot nuk mund ta besonte se më në fund kishte gjetur familjen.

Ramadan Avdiu: Abedin, djali im Allah shyqyr. Nëpër telefona e kemi parë …(qan). Unë natë e ditë ta përmendja emrin tënd o Abedin. Babain tënd as natën e as ditën nuk e ka zënë gjumi, lusja Zotin të të gjeja. Kemi menduar se ke vdekur, ti shyqyr je gjallë djali im. Sa më shpejt djali im të vish tek babi.

Abedin Avdiu: Po, ky është babai im!…(përlotet)

Por surprizat për Abedinin nuk do të ndalnin këtu, pasi motra, Aishe dhe vëllai i tij, Sabri kishin udhëtuar nga Mitrovica për të qenë pjesë e studios. Ata folën për herë të parë me njëri-tjetrin pas më shumë se dy dekadave, ndërsa të mbërthyer nga emocionet fjalët ishin të pakta.

Sabri Avdiu: Vëlla, si je?

Abedin Avdiu: Mirë, si je ti vëlla?

Sabri Avdiu: Mezi pres të të takoj, jam i shokuar.

Abedin Avdiu: Nuk e besoja kurrë se do t’ju gjeja.

Aishe Avdiu: Vëlla të gjithë kemi qarë, babai po të pret. Jemi gëzuar shumë. Vëllai jonë kemi qejf sa më shpejt të vish.

I rrëmbyer në moshën 13-vjeçare, Abedin Avdiu bashkë me 20 fëmijë të tjerë u dërguan në Itali nga rrëmbyesit, të cilët i detyronin të vidhnin. Fati donte që vogëlushi t’i shpëtonte rrrëmbyesve e të denonconte në polici autorët. Për vite të tëra u rrit në një jetimore në Itali. Vite më vonë vendosi të kërkojë familjen biologjike. Bashkimi i shumëpritur mes familjes Avdiu dhe djalit të tyre Abedinit pas 24 vitesh ka emocionuar jo vetëm protagonistët e kësaj ngjarje, por të gjithëve ne. Kjo histori është një histori shprese dhe frymëzimi për këdo.

O.D./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mickey mouse: 29/10/2023 09:58

    asnjeri nuk zgjedh ku te lindi dhe çfarë rrace apo etnie ti perkasi ,por zgjedh kush të bahet ,se kuptoj pse besimi i tjetrit duhet ti japi bezdi dikujt, JETO DHE LË TE JETOSH

    Përgjigju
    • Klaus: 29/10/2023 22:27

      Kombesia eshte faktike o debil! Nuk e zgjedh dot, nuk e nderron dot, lind i tille! Sic lind kinezi kinez, lind shqiptari shqiptar me gjak. Ka dhe test ADN-je qe e verteton se je i tille. Po kjo "JETO DHE LË TE JETOSH" c'lidhje ka ketu, kush po i pengon keta te jetojne? E di ti debil qe jane minoritet ne Kosove keta qe nihen ne kushtetute? Apo aq ta pret aq thua? Injorant!

  • Or tej: 28/10/2023 07:30

    Duke e pare ne anen pozitive: Rrembyesit i paskan bere nder ketij djaloshi sepse e paskan shpetuar nga radikalizmi islam or teeeejjjjj

    Përgjigju
    • Baba yt: 30/10/2023 17:33

      Nanen radikalizmi ty

    • Bes: 30/10/2023 12:58

      Ncnc qfar idiotizmi dhe hipokrizie ncnc i marre

  • Klaus: 27/10/2023 16:54

    Nuk jane shqiptare o debile jane ashkalinj apo egjyptian nje nga 6 minoritetet e Kosoves. Edhe Dude Bajles deputete boshnjake, shqiptare i thoni ju debilat e Tiranes meqe flet shqip.

    Përgjigju
    • Klaus: 29/10/2023 22:21

      Kombesia eshte faktike nuk eshte besim as zgjedhje! Preshovaret nuk jane serbe se kane lindur ne Serbi prej brezash, por shqiptare, dhe te tille i ben gjuha, kultura, zakonet dhe lidhjet e gjakut prej mijera vjetesh. Keta i perkasin nje etnie tjeter ne Kosove, qe nihen si te tille ne kushtetute.

    • Lele: 29/10/2023 18:49

      Turp per kete koment. Po kane Lindur e jane rritur brez pas Brezi ne trojet shqiptare ne fund te fundit shqiptare jane. Skane toke tjeter kujt ti perkasin

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës