Historia e panjohur e Shqipërisë
Rrëfimi i Franko Benantit
Botimet “Naimi” sjellin nw gjuhën shqipe kujtimet historike të një mjeku italian të mobilizuar në ushtrinë fashiste F.Benantit, përmes librit që titullohet “Lufta ime më e gjatë: Shqipëri 1943-1948”.
Duket se botuesi Naim Zoto, i cili drejton shtëpinë botuese “Naimi”, ka pasur fatin në anën e tij. Brenda një kohe shumë të shkurtër ka arritur të zbulojë e të publikojë disa libra me kujtime të cilat, veç interesit të madh për lexuesit, kanë ngjallur kërshëri e debat edhe në kategori më të specializuara siç janë historianët dhe studiuesit e letërsisë shqipe. Përmes librave me kujtime “Përpara gjyqit të historisë” me autor Xhelal Staraveckën dhe tashmë librit të sapodalë në librari “Lufta ime më e gjatë: Shqipëri 1943-1948” (“La gurra più lunga: Albania 1943-1948”) të italianit Franko Benanti, shkruar të dy, pra, nga protagonistë dhe dëshmitarë okularë të historisë shqiptare, zbulohet edhe “origjina” e dy veprave të shkrimtarëve më të njohur: I. Kadare e D. Agolli, përkatësisht të “Gjeneralit të ushtrisë së vdekur” dhe “Njeriu me top”. “Gjenerali” dhe “vejusha” e tij apo Mato Gruda dhe “profesori italian i topit” rezultojnë të kenë qenë personazhe realë, të cilat në librat me kujtime të sipërcituar dalin me emra e mbiemra. “Ky është i dyti libër që na bën të mendojmë se autorë parësorë të “Brezit të viteve 1960” në letërsinë shqipe kanë shkruar vepra që e bëjnë të detyrueshëm krahasimin ndërtekstor me botime që lexuesi shqiptar nuk i njihte, -shkruan studiuesi Shaban Sinani në pasthënie të librit. -Fati i kolonelit Gamuçi dhe i së vesë së tij në romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” duket si i nxjerrë prej kujtimeve “Përpara gjyqit të historisë” të Xh. Staraveckës; kurse entuziazmi i një plaku shqiptar duke parë si artileria magjike e italianit mund të zhdukte një fshat të tërë ballist në hasmëri me të në Ersekë, kërcimet e tij entuziaste fëminore duke përkëdhelur topin, si dëshmon në kujtimet e tij Franko Benanti, botuar po në vitin 1966 në Itali, të kujtojnë Mato Grudën e romanit “Njeriu me top””.
Franko Benanti (1913-1987), autori i librit “Lufta ime më e gjatë: Shqipëri 1943-1948”, botuar e ribotuar disa herë në vendin e tij, në Itali, por që në gjuhën shqipe publikohet për herë të parë nga shtëpia botuese “Naimi”, është një prej dëshmitarëve të paktë të luftës dhe të pasluftës antifashiste në Shqipëri, që kanë shkruar për çfarë kanë parë dhe jetuar vetë gjatë atyre viteve të vështira. Duke qenë mjek i mobilizuar në ushtrinë fashiste, Benanti erdhi me një mision të përkohshëm në Shqipëri për herë të parë në vitin 1941, ndërsa nga gushti i vitit 1943 deri në qershorin e vitit 1948 ai do të bëhej pjesë e kalvarit që pësoi ushtria e Musolinit. Pas shpartallimit të ushtrisë italiane, autori i librit shërbeu si mjek në spitalet partizane e vitet e fundit si “plaçkë lufte”. Pikërisht për shkak të profesionit, pra, duke bredhur nëpër spitalet ambulante të luftës në jug të vendit, Benanti do të njihte “pas perdes”, nga afër, disa prej protagonistëve të Luftës Çlirimtare dhe pushtetit komunist të dalë prej saj, duke filluar me Hoxhën, Shehun, Kapon, N. Spirun, Koçi Xoxen, Gogo Nushin, Drita Kosturin, Ibrahim Dervishin, Liri Gegën, Islam Radovickën, Liri Belishovën, Beqir Ballukun, Manush Myftiun, Riza Kodhelin, dr. Polenën, Sherif Klosin etj. Në libër jepen informacione interesante edhe për aspekte e faktorë të tjerë të luftës si situata kaotike e shpartallimit të ushtrisë fashiste apo sakrificat dhe kontributi i atyre italianëve që, pas kësaj, iu bashkuan apo i shërbyen krahut antifashist dhe rindërtimit të vendit, ndërhyrjes jugosllave në politikën shqiptare. Në këtë libër veçmas jepen të dhëna konkrete për fillimet e politikës ateiste të regjimit komunist si edhe represionin e ushtruar ndaj disa prej figurave të klerit katolik. “Lufta ime më e gjatë: Shqipëri 1943-1948” (“La gurra più lunga: Albania 1943-1948”) është një libër i dobishëm, ku qindra lexues do të gjejnë të dhëna për jetëshkrimet e prindërve apo gjyshërve të tyre, ku studiuesit e historisë së luftës antifashiste do të gjejnë burime parësore për verifikimin e pikëpamjeve dhe të tezave të parashtruara deri më tani; ku mund të vërejnë edhe pamjen e vërtetë të fashizmit në periudhën e rënies.
Skeda e librit:Titulli: “Lufta ime më e gjatë: Shqipëri 1943-1948”
Autor: Franko Benanti
Gjinia: Kujtime historike
Shtëpia botuese: “Naimi” – Shtëpi botuese & studio letrare
Përkthyes: Luan Malaj
Redaktor: Naim Zoto
Nr. i faqeve: 344
Çmimi: 1000 lekë/ 10 euro
ISBN: 978-9928-109-29-3
Viti i botimit: 2012
(dhh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
67%
-
Jo
29.8%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3834
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jini të hapur për të eksploruar ndjenja të reja...çfarë thonë yjet për ju sot
11 Janar, 07:10
-
Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës
10 Janar, 23:03
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv
10 Janar, 21:34
-
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, viziton për herë të tretë në spital Kryepeshkopin Anastas
10 Janar, 21:32
-
Mero Baze: E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar
10 Janar, 21:30
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28