Historia e panjohur e statujës/Si
u kthye Hoxha në filozof gjerman

Historia e panjohur e statujës/Si<br />u kthye Hoxha në filozof gjerman<br /><br>
Një histori pak ose aspak e njohur ka dalë në dritë këto ditë.

Filozofi gjerman me famë botërore Christof Lichtenberg, ka një statujë në qytetin e tij të lindjes, që u ndërtua me bronzin e statujave të Enver Hoxhës, Stalinit dhe Leninit që u mor në Tiranë në vitin 1992.

Historia

Duke qenë se filozofi dhe natyralisti i shquar gjerman Christoph Lichtenberg kishte 250 vjetorin më 1 korrik të vitit 1992, botuesi nga Göttingen i Gjermanisë, qyteti i lindjes i filozofit, Tete Böttger i ra nga pas riciklimit të monumenteve të Enver Hoxhës, Stalinit dhe Leninit, që sapo ishin hequr nga sheshet qendrore të Tiranës, me rënien e komunizmit.  Kështu që për ta kujtuar dijetarin me famë botërore Böttger pagoi një skulptor shqiptar për të ndërtuar statunë e Lichtenberg-ut, shkruante shtypi gjerman më 13 mars 1992.

Sipas botuesit të artit, brozni që ishte në gjendje si pasojë e rrënojave të heronjve të së shkruarës, që nga Hoxha te Stalini, ishte gati për t’u përdorur nga skulptorët e klasit të parë që po prisnin që ta përdornin artin e tyre për idhujt e rinj. Kështu që Tete Böttger, që organizoi një ekspozitë të Horst Janssen në Tiranë më 1989, arriti dëgjonte për skulptorin shqiptar Faud Dushku dhe u vu në kontakt me të.

Për punën që i pagoi skulptorit, Böttger madje i përktheu atij edhe disa aforizma të filozofit në gjuhën shqipe. Për t’i dhënë skulptorit një kocept të profesorit të Gottingenit, ai i shfaqi atij disa portrete dhe shprehje. Versioni i parë që krijoi artisti qe mjaft zhgënjyes “Ishte një përzierje mes Enver Hoxhës dhe Kumbarit”, kujtoi botuesi. Duart e tij ishin tepër të forta për një intelektual dhe pamja e tij tepër heorike. Megjithatë, pas kërkesave urgjente, Dushku, i cili më parë kishte skalitur vetëm heronj, pranoi që të bënte një version tjetër më realist.  

Pas punës së dytë të Dushkut, artikullshkruesi Heinrich Thies, bënte me dije:

Ndërkohë, bronzi thuajse ka përfunduar dhe prototipi prej allçie mund të vizitohet. Nuk ka më në piedestal ndonjë sundues botëror, por një meso-burrë gungaç me pantallona. Klienti ka mbetur i kënaqur. Studentët e Dushkut do t’i japin Lichtenberg-ut dorën e fundit, sepse vetë mjeshtri nuk është shëruar ende plotësisht nga një iktus që pësoi. Së shpejti monumenti do të sillet me kamion nga Shqipëria në Hamburg.

[gallery]25638[/gallery]

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë