Sociologu Tushi: Po rritet numri fëmijëve që kryejnë krime, shkolla përgjegjësi për edukimin! Mësuesit të ndryshojnë metodat

 

Fëmijët që kryejnë krime që në moshë të vogël sa po vijnë edhe po shtohen. Në lidhje me këtë çështje sociologu Gëzim Tushi në një intervistë për Report Tv shprehet se situata në Shqipëri ka agravuar.

“Jemi në një situatë tepër të agravuar. Tani krimi po shfaqet nga më i vogli te më i moshuari, pa dallim e ndeshim kudo në vend. E ndeshim te njerëzit që nuk kanë një formim të tyren, e ndeshim te njerëzit intelektual dhe institucione, gjë që është një shqetësim i madh" tha Gëzim Tushi.

Tushi tha se jo vetëm në vendin tonë, por edhe në vendet perëndimore krimi rinor është i përhapur tej mase.

“Fakti që po rritet numri i fëmijëve që kryejnë krime që në moshë shumë të vogël kemi një mungesë ndërgjegjësimi të prindërve. Fëmijët dhe adoleshentët janë hallka më e dobët e zinxhirit. Kemi një zbehje të prindërve përballë nevojave që kanë adoleshentët. Këta adoleshentë nuk janë siç kemi qenë ne. Me ata duhet komunikuar jo me dhunë, ne duhet të ndryshojmë parimet e prindërimit.

Nëse nuk ndryshojmë dot adoleshentët  të ndryshojmë veten, pasi ata kërkojnë një sistem komunikimi  krejt tjetër. Gjeni mënyra të reja për t’u përshtatur me adoleshentët. Nëse do të përdorim metodat e vjetra të imponomit, të dhunës, apo idesë që fëmijët mund të edukohen nga medias dhe rrjetet sociale ky është një abort i familjes shqiptare" theksoi Tushi.

Po ashtu Tushi nënvizoi se edhe shkolla ashtu edhe familja është shumë e rëndësishme në formimin e fëmijëve.

"Shkolla ka përgjegjësi të madhe për edukimin edhe mësuesit duhet të ndryshojnë metodat pasi e kanë dobësuar komunikimin me nxënënsit. Edhe mësuesit të cilët janë me metoda të vjetra, ca për shkak të moshës apo mungesës së njohurive e kanë dobësuar sistemin e komunikimit të nxënësit dhe kjo bën që fëmijët të jenë në konflikt të vazhdueshëm me mësuesit apo të mos e duan disiplinën. Ne po i lëmë adoleshentët në rrugë. Rruga e lirë nuk të çon gjëkundi”, përfundoi Tushi.


Lajmi kryesor:

Historia e Parashqevi Simakut, Sociologu në Report Tv: Nëse këngëtarja do ta dinte se si po komentohet këtu do të terrorizohej dyfish


Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

'Parashqevi ti je dashuri', apeli i Gjergj Lucës: Mos i shfrytëzoni këto momente për të treguar se jeni të ndjeshëm! Mbështesni artin dhe artistët (VIDEO)

'Parashqevi ti je dashuri', apeli i Gjergj Lucës: Mos i shfrytëzoni këto momente për të treguar se jeni të ndjeshëm! Mbështesni artin dhe artistët (VIDEO)