Një grup protestuesish në Lezhë dhe në Mirditë kanë bojkotuar edhe këtë të hënë mësimin, duke dalë në rrugët e qytetit. Ata po marshojnë me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen!”, ndërsa në terren janë angazhuar forca të shumta policie.
Gjatë marshimit, protestuesit në Lezhë kanë tentuar të futen në sheshin “Gjergj Kastrioti”, ku ndodhet edhe Bashkia, por janë penguar nga forcat e Policisë. Gjatë marshimit, disa prej tyre dëmtuan sinjalistikën rrugore dhe ndezën zjarre, duke përshkallëzuar tensionet.
Ndërkohë në Mirditë protesta është zhvendosur në Rrugën e Kombit në Rubik ku po protestojnë duke djegur goma në rrugë.
Lajmi kryesor:
Vijon marshimi i protestuesve në Tiranë, policia kontrolle në sheshin 'Skenderbej' (VIDEO)
Protestuesit kanë marshuar edhe në Rubik dhe Kurbin, të cilët kanë bllokuar rrugën hyrëse pranë urës në Rubik, që lidh qytetin me Rrugën e Kombit.
Ndërkohë, në Kurbin nxënësit kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në rrugë. Situata është përshkallëzuar pranë Bashkisë Kurbin, e cila është sulmuar me gurë dhe molotovë.
Protestuesit janë shfaqur pa maska, ndërsa situata në terren mbetet e tensionuar.





