Historia e rrallë e 4 vjeçares: Ka cikël menstrual, gjinjtë po i rriten e për pak vite do kalojë në menopauzë

Historia e rrallë e 4 vjeçares: Ka cikël menstrual, gjinjtë po i rriten e për pak vite do kalojë në menopauzë

Kur të gjitha moshataret e saj luajnë me kukulla, ajo duhet të shqetësohet për njollat e kuqe të gjakut, për pecetat higjinike e qimet që i rriten vend e pa vend.

Kjo është historia e rrallë e një 4 vjeçareje nga Australia, të cilës i kanë ardhur periodat pa mbushur ende 5 vjeç e shumë shpejtë pritet të përjetojë menopauzën. 

Si rezultat i sëmundjes Addison Emily Doverit po i rriten qimet pubike, gjinjtë dhe po i shfaqen puçrrat. 
Vogëlushja peshon 44 kilogramë dhe për këtë ngacmohet nga shokët e shoqet. "Ajo nuk ka pasur as shansin të jetë një vajzë e vogël," tha nëna e Doverit- shkruan Living. 

Megjithëse ajo ka lindur një fëmijë i shëndetshëm, prindërit kuptuan që diçka nuk shkonte kur ajo filloi të rritej me shpejtësi e në muajin e katërt dukej si një vajzë 2 vjeçare.  Pas shumë vitesh e kontrolleve mjekësore Emily u diagnostikua me sëmundjen Addison në moshën katërvjeçare. Një çrregullim i rrallë i gjëndrave të veshkave, gjendja në të cilën nuk prodhohen dy hormone kryesore: kortizol dhe aldosterone.
Megjithëse kjo sëmundje prek kryesisht femrat mbi 30 vjeç, ndodh që të prekë dhe fëmijët ndonëse shumë rrallë. / The Independent

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi të luante, klubi i Bundesligës me dënim shembullor për ish-mesfushorin e Liverpool

Refuzoi të luante, klubi i Bundesligës me dënim shembullor për ish-mesfushorin e Liverpool