Historia e Sazanit "thith" kuriozët
"Pushtohet" ishulli i mistershëm

Historia e Sazanit "Pushtohet" ishulli i mistershëm">
VLORË - Fluks turistësh në ishullin e Sazanit. Pas vendimit për hapjen e tij, qindra persona i janë drejtuar ishullit këtë fundjavë. Mjete të shumta detare ankorohen çdo ditë në molin e ishullit dhe më pas vizitojnë zona të ndryshme të tij. Në çdo rast shoqërohen nga dy udhërrëfyes te cilët i shpjegojnë turistëve, veçanërisht të huajve, godinat ushtarake, pallatet dhe rrënojat e mjeteve lundruese. 

Nuk mungojnë në këto guida dhe historianë të cilët shpjegojnë vlerat e këtij ishulli.
 
ishulli i sazanit

ishulli i sazanit

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare prej ditësh ndodhet në Sazan. Ai u shpreh se ky ishull shërben vetëm për të vizituar pasi në të nuk ka plazh.
 
“Fatmirësisht nuk ka plazhe. Ai vizitor që vjen këtu duhet të vijë i përgatitur për tu njohur me historinë, me natyrën. Idea që kemi në planin e menaxhimit është që Sazani të konsiderohet si një qendër e rëndësishme e turizmit kulturor dhe ekologjik. Një lloj alegorie e Shqiëprisë ish-komuniste, një vend i mrekullueshëm i armatosur deri në dhëmb, i izoluar , i rrethuar me tela me gjemba duke pritur një lloj invazioni që nuk erdhi më”, tha Tare.
 
auron tare

Vizitorët që ishin të shtunën ishin në ishullin e Sazanit shprehen për kamerën e A1 Report të të impresionuar nga ajo që kishin parë. Për të rritur vlerat e turizmit të kësaj zone, Tare shprehet se biletat do të kenë çmim tepër të arsyeshëm ndërkohë që ka projekte për zhvillimin e kësaj zone.

“Shumë shpejt do të vendoset edhe një biletë modeste ku ato fonde që do të mblidhen do të rikthehen për investime në Sazan. Mendojmë që vitin tjetër situata e vizitueshmërisë do të jetë mjaft e përmirësuar duke vendosur gjithë tabelizimin, drejtimet, shtigjet etj. Sazani ka shansin të kthehet në një vend punësimi. Për herë të parë sivjet kemi mundësinë që vizitorët mund të vijnë ta vizitojnë për të parë me kuriozitetin e tyre”, tha Tare.

Sazani është një nga zonat më magjike të Shqipërisë, me një histori të lashtë që zë fill nga shekulli i 6 para lindjes së krishtit me emrin SASON. Gjatë mesjetës ishulli kaloi në zotërimin Venecian. Në kohërat e reja së bashku me ishujt jonianë të Greqisë u pushtua nga Anglia.
 
Që nga koha e Jul Çezarit e deri në Luftën e Dytë Botërore në bregdetin përreth Gjirit të Vlorës janë zhvilluar një numër betejash detare, pasojë e të cilave kanë qenë disa anije të mbytura. 

Një pjesë relikesh nënujore si amfora e objekte të tjera janë rikuperuar nga arkeologët shqiptarë dhe janë ekspozuar në Muzeun Historik dhe atë arkeologjik në Durrës.
 
ishulli i sazanit

Sazani është një perlë turistike dhe e pa shfrytëzuar deri më sot.

ishulli i sazanit
 
ishulli i sazanit

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron