Historia e suksesit të Shqipërisë nisi
nga një letër, festë kuqezi në botë

Historia e suksesit të Shqipërisë nisi<br />nga një letër, festë kuqezi në botë
Trajneri Gianni De Biasi shkroi një kapitull të ndritur në historinë e futbollit shqiptar.
 
Suksesi i kuqezinjve nisi më 29 Shkurt të 2012, teksa në përballjen Gjeorgjinë, De Biasi u shkruante një letër lojtarëve të tij, tek e cila pak kush besoi dhe shumë e morën si show, por pas 3 viteve u bindën edhe skeptikët.
 
Në letrën e 2012 De Biasi u drejtohej ndër të tjera lojtarëve të tij “Nuk duhet të jemi inferiorë, duhet të hedhim bazat për t’u bërë të mëdhenj”.
 de biasi
 
Të vetmit në Ballkan
Shqipëria konsiderohej si një ndër ekipet më të dobëta të Ballkanit, por deri dje, pasi pas fitores në Armeni dhe kualifikimit historia ndryshon.
 
Sot jemi i vetmi ekip ballkanik, së bashku me Rumaninë, që jemi kualifikuar direkt në Euro 2016.
 
Greqia u rendit e fundit në grupin e vet, as Kroacia, një nga kombëtaret më të forta në
Botë nuk arriti, edhe Serbia, Turqia, Bosnja, Mali i Zi, Sllovenia, Maqedonia e Bullgaria dështuan.
 
 
Festa në Amerikë
Triumfi i kuqezinjve ka bërë që të festohet kudo në të gjithë botën ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët, nga Amerika, Australia, Azia dhe shumë shtete në Europë.



  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë