Kalvari gjyqësor i familjeve te 'Petro Nini'

Familja Llapaj dhe Dervishi pjesëtarë të familjeve tek “Petro Nini” të cilët u përplasën një ditë më parë me përmbarimin dhe policinë kanë depozituar këtë të martë kallëzim penal në prokurori.Luan Llapaj përfaqësuesi i një prej familjeve ka shpjeguar për ReportTv kalvarin e procesit gjyqësorë të pronës sekuestruar në 1939 dhe kontratës për ndërtimin e pallatit në 2015 që i ka futur ata në konflikt gjyqësorë me kompaninë “Vega”.

"Kjo histori ka filluar në 1997, kthimi i pronave i ka falur pronën e shtetit një qytetari. Toka ka qenë e sekuestruar në 1939, nga qeveria para 1944. Komisioni i Pronave nuk duhet ta kthente këtë pronë, por ia kthyer, falsifikimet janë bërë të mëdha, ia ka kthyer dy qytetarëve, familjes së të Ali Rizanit. Trashëgimtarët e tani na sjellin përmbarimin cdo ditë. Ne kërkojmë  atë kontratën që ka firmosur atëherë. Ai thotë herë pas here se ajo kontratë ka rënë. Pasi firmosëm kontratën me ndërtuesin në '15. Ramë dakord, sikur e kërkoi ai. Shkon në hipotekë me këtë kontratë dhe për 22 vite nuk e merrte certifikatën, pasi e mori këtë nga Kompensimi i Pronave. Pasi bëmë kontratën, shkon në hipotekë me të korruptuarit dhe thotë tani nuk ka më probleme për këtë tokën" tha ai.

Luani shpjegon se kjo pronë sot i është marrë atyre me dokumente dhe ata qëndrojnë vetëm pasi katin e dytë dhe të tretë e kanë në proces legalizimi. E ndërsa Sipas Luanit në këtë situatë ku ka përfunduar përplasja e tyre me firmën duhet të ndërhyjë shteti pasi po vidhen 10 mijë metra tokë. "Pjesën që kemi blerë nga shteti shqiptar në 1993 e ka tjetërsuar, e ka shitur dhe blerë po prapë ai. Ne qëndrojmë se kemi shtuar dy kate mbi shtëpinë dhe një kat komshiu, kemi bërë edhe ndërtime anësore. Ne mbahemi aty vetëm prej legalizimit".

Ndalur tek oferta e Bashkisë Tiranë për të kaluar në banesa sociale ai dhe Blerta Dervishi thonë se bashkia duhet të njihet me rastin pasi ata nuk kërkojnë strehim social por pronën e tyre. "Gjykata na caktoi 135-150 mln për ti paguar, ku ka familje të varfër me i paguar këto lekë, ata e çuan shtëpinë në ankand dhe e kanë shitur. Kjo nuk ka lidhje fare me bashkinë, që përzihen këta, ne jemi te shtëpia jonë. Si cdo qytetar tjetër, që janë me mijëra dhe nuk e kanë legalizuar shtëpinë".

Aktualisht ky proces ndodhet në gjykatën e lartë ku pjesëtarët e familjeve që preken kërkon pezullimin e ekzekutimit të vendimit të përmbarimit. ReportTv është interesuar pranë gjykatës së Lartë dhe kjo kërkesë është në pritje të shqyrtimit. Në vitin 2013 Gjykata e Tiranës u jep të drejtë shtetasve Aleksandër dhe Ilir Gravoci të fitojnë lirimin e banesave nga familjet Llapaj dhe Dervishi.  Ky vendin është lënë në fuqi dhe me 1 dhjetor 2014 nga gjykata e apelit Tiranë.Me faktin se kanë marrë dijeni për legalizimin e banesë përkatësisht katit të dytë e të tretë Llapaj dhe Dervishi i janë drejtuar gjykatës së apelit për rishikim të vendimit të vitit 2014 që i detyronte ata në formë te prerë të lironin banesën.

Por më 30 Janar 2019 me trupën gjykuese të përbërë nga Asim Vokshi, Gramoz Levanaj dhe Fatri Islamaj kërkesa e tyre për rishikim vendimi nuk pranohet.Po ashtu këtë të martë pjesëtarët e katër familjeve tek “Petro Nini" kërkojnë nga gjykata e Lartë shqyrtimin me përparësi të kërkesës për pezullim të ekzekutimit të vendimit të studios përmbarimore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Unfair: 12/03/2019 16:40

    ..ketu po bohet nje PaDrejtesi!.Ministrja Gjonaj(kam respekt),te apeloje vendimin,dhe te kontrrolloje Gjyqtaret,per kete Casus...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda