Historia e veçantë, i propozoi të
dashurës martesë çdo ditë për 1 vit

Shumica e personave pëlqejnë të dëgjojnë propozime të bukura dashurie. “Si e bëri propozimin” është pyetja e menjëherëshme që njerëzit u bëjnë personave të sapo fejuar. Mesa duket Dean Smith bëri të mundur që e fejuara e tij Jennifer të ketë një histori të mrekullueshme për të treguar.

Ai kishte vendosur se donte të martohej me dashurën e tij rreth një viti më parë dhe ka filmuar veten e tij duke I propozuar asaj për 365 ditë, duke mbajtur një pankartë në të cilën shkruhej “Dëshiron të martohesh me mua Jennifer”. Këtë pankartë ai e ka mbajtur edhe gjatë veprimeve të ndryshme të jetës së përditshme si për shembull kur lante dhëmbët apo kur hante në rastorant nën tingujt e këngës së Bruno Mars, “Marry You”.  

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë