Historia emocionuese, ribashkohet
dashuria e lindur 70 vjet më parë

Historia emocionuese, ribashkohet<br />dashuria e lindur 70 vjet më parë
Dashuria nuk shuhet e as nuk humbet kurrë, kjo është e sigurt. Rasti më i mirë vjen nga këta dy të moshuar që rrethanat i ndanë kur ishin të rinj.
 
Më shumë se 70 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ky çift qëndroi i ndarë, për tu ribashkuar sërish. Norwood Thomas, një ish-ushtar parashutist i Shteteve të Bashkuara, në atë kohë 21 vjeç dhe londinezja Joyce Morris 17 vjeçe, u takuan para Luftës së Dytë Botërore në vitin 1944. Aty lindi një histori dashurie.
 
Pas përfundimit të luftës, ata shkëmbenin letra dashurie, megjithatë kërkesa e Thomas që Morris të shkoj në SHBA, për t’u martuar nuk kishte marrë përgjigje.
 
E kjo heshtje bëri që ata që të dy të martohen me njerëz të tjerë. Pas shumë kohësh Thomas përfundoi i ve, ndërsa Morris e divorcuar.
 
Një vit më parë Morris kishte angazhuar djalin e saj për të gjetur ish-të dashurin. Kur të dy ranë në kontakt përmes internetit, filluan të shfaqnin sërish shkëndijat e dashurisë.
 
Thomas, tani 93-vjeçar fluturoi nga Virxhinia në Australi për të u bashkuar me dashurinë e tij, zonjën Morris 88-vjeçare.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator