Përfaqësuesja e Gjermanisë nuk ka kohë për statistika dhe mësime të historisë, pasi po përgatitet të përballet me Italinë në gjysmëfinale të "Euro 2012". Gjermanët kanë një seri negative përballë italianëve, kanë dështuar të fitojnë në shtatë ndeshjet e fundit në turne të mëdhenj.
Gjermanët, që patën humbur nga Italia edhe në gjysmëfinalen e Botërorit 2006 para tifozëve të tyre, insistojnë se faktet dhe fotografitë nuk kanë rëndësi për ekipin e tyre të ri që është i uritur për suksese.
"Statistikat si ato që asnjëherë nuk e kemi mposhtur Italinë në turne të mëdhenj nuk i llogarisim. Ne duam ta rishkruajnë historinë, por kësaj here një histori tjetër", tha trajneri i portierëve Andreas Koepke, i cili ishte në portën e Gjermanisë në "Euro 96" kundër Italisë në ndeshjen që përfundoi pa gola.
Në mesin e humbjeve të profilit të lartë kundër Italisë, për Gjermaninë, llogariten finalja e Botërorit 1982 dhe gjysmëfinalja e këtij turneu në vitin 1970.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com