Hoqi dorë konsumimi I çokollatave, gruaja britanike dobësohet 5 numra. Natalie Willis, 44 vjeç e përjetoi shumë keq shterrethimin e parë kështu që vëmendja e saj u përkushtua tek ëmbëlsirat.
Humori i saj u përkeqësua më shumë edhe nga dhimbja kronike e shkaktuar nga fibromialgjia, e cila i shtonte asaj dëshirën më shumë për të ngrënë. Natalie vazhdoi të hante derisa pesha e saj nuk ishte më normale dhe vendosi të merrte vendimin për një ndryshim.
“Unë jam dobësuar njësoj siç kam qenë në moshën 17 vjeç tani dhe ndihem e mahnitshme. Gjatë bllokimit, unë isha e sëmurë me fibromialgji dhe çdo ditë që kalonte nuk doja që të jetoja. Thjesht e urreja veten. Unë isha në gjendje të haja një kuti të plotë me çokollata dhe ishte shumë e vështirë për mua të ndaloja. Kur u diagnostikova me fibromialgji, vendosa që të kujdesesha për veten time”, është shprehur Natalie.
Ajo filloi të ndiqte një dietë me pak karbohidrate dhe të bënte ushtrime të lehta, por sërish ishte në luftë me dëshirën për të ngrënë ëmbëlsira. Në përpjekje për të gjetur kur për fiksimin e saj ajo zbuloi një shkop me aromë vanilje e cila mashtronte trurin e saj.
Ajo nuhaste shkopin për vetëm dy minuta, gjë që mund ta bindte mendjen se kishte ngrënë sheqer duke mposhtur varësinë e saj. Tani 44-vjeçarja ka humbur aq shumë peshë sa mund të veshë fustane me madhësi 5 herë më të vogël se dikur.