TIRANE - Mia Xhexhovi është një nga gratë e cila e ka fituar betejën me kancerin e gjirit dhe ka vazhduar përpara me jetën e saj. Një grua e fortë dhe e talentuar e cila prej vitesh merret me punime me kashtë, një formë arti që e praktikon së bashku me bashkëshortin e saj.
Vetëm tre vite më parë Mia zbuloi se ishte prekur nga kanceri i gjirit, por pas një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale ku hoqi të dy gjinjtë, tashmë ajo vazhdon jetën e saj normalisht.
“Kam kaluar një sëmundje të rëndë që mos e pastë risk kush. I kam dhënë kurajo vetes dhe sot jam këtu ku jam. Unë në një moment pashë një shenjë tek gjiri edhe thash po shkoj të bëjë një mamografi. Shkova bëra mamografinë, kur doli përgjigjja, doli që të dy gjinjtë i kisha të sëmurë edhe kishte avancuar shumë. Aty u alarmova, edhe familja kaloi një periudhë shumë të keqe në atë kohë. Pas tre ditësh shkova te doktori dhe me tha që duhet të heqësh gjirin e majtë, kurse për të djathtin, pas gjashtë muajve duhet të vish prapë. I thash doktor mund të mi heqësh të dy gjinjtë”-u shpreh Mia Xhexhovi
Mia ka një mesazh të fortë për të gjitha gratë, ku i këshillon që të kryejnë mamografinë.
“Mesazhi im për të gjitha gratë është që çdo femër të shkojë ta bëjë një kontroll, prej moshës 20 vjeç e sipër, që të kujdesen për shëndetin e vet sepse shëndeti humbet menjëherë. Të heqësh gjinjtë nuk ka asnjë gjë, kështu që ta bëjnë një kontroll, të kujdesen për shëndetin e vet, ta humbasin një orë kohë me mamografinë”-tha Mia
Numri i rasteve me kancer është rritur, janë 708 raste vetëm në vitin 2018, por nëse sëmundja kapet në kohë, beteja me kancerin e gjirit mund te fitohet. Tetori është cilësuar si muaji rozë, një muaj i kushtuar ndërgjegjësimit të femrave për të kryer mamografinë.
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
63.1%
-
Të gabuar
25%
-
Nuk kam mendim
11.9%
Vota total: 4319
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mbyllja e fushatës ndërgjegjësuese të kancerit të gjirit, Koçiu: Lehtësojmë depistimin për gratë, çdo muaj një tetor rozë në çdo qytet pa sistem referimi
2 Nëntor 2024, 13:46
-
‘Tetori rozë’, Koçiu dhe Balluku apel grave: Parandalimi përmes depistimit shumë më efikas se kurimi, kontrolle falas pa sistem referimi
21 Tetor 2024, 13:34
-
Tetori rozë/ 55-vjeçarja rrëfen betejën me kancerin e gjirit: Më doli gjëndër në gjoks, s’e dija çfarë ishte! Mjekët: Bëni eko dhe mamografi çdo vit
20 Tetor 2024, 16:00
-
Mamografi për gratë e FA-së, Koçiu: Njësitë e lëvizshme kontrolle falas gjatë gjithë vitit
19 Tetor 2024, 11:43
-
Tetori rozë, aktivitet sensibilizues në qendër të Elbasanit, mjekja Onkologe: Kontrolle më të shpeshta! Bëni mamografinë
18 Tetor 2024, 18:27
-
Fier dhe Korçë/ Kanceri i gjirit ka prekur më shumë gra në 2024-ën! Kujdes me duhanin, kontraceptivët! Mjekja: Në fazë të avancuar s’ka shërim
12 Tetor 2024, 11:48
-
'Lufta është e vështirë, por ju jeni më të forta' Tetori rozë, Luiza Xhuvani mesazh për gratë në përballjen kundër kancerit të gjirit
12 Tetor 2024, 11:08
-
Shkodër, ambasadorët marrin pjesë në marshim sensibilizues për parandalimin e kancerit të gjirit
10 Tetor 2024, 16:22
-
Personazh/ Nga kimio te rënia e flokëve, Mimoza Groballi rrëfen me emocion betejën me kancerin e gjirit: Tani jeta ka tjetër vlerë
9 Tetor 2024, 14:40
-
Tetori rozë/ Muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit!! Ja në cilat spitale rajonale gratë dhe vajzat mund të bëjnë kontrolle falas
9 Tetor 2024, 10:30
-
Kastrati Group dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës i bashkohen fushatës kundër kancerit të gjirit
4 Tetor 2024, 16:38
-
Ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit/ Drejtoresha e ISHP: I gjithë viti duhet të jetë një tetor rozë! Ekspertja: Nëse nuk bëjmë teste jemi vetë fajtore
3 Tetor 2024, 14:31