Historia, Shqipëria vetëm
1 fitore ndaj Maqedonisë

Historia, Shqipëria vetëm<br />1 fitore ndaj Maqedonisë
Nëse në letër, Shqipëria është dukshëm e favorizuar për sfidën e parë eliminatore të Botërorit 2018 kundër Maqedonisë, statistikat i ulin me këmbë në tokë djemtë e De Biasit pasi historia flet ndryshe.

Të hënën në “Loro Boriçi” do të luhet ndeshja e parë zyrtare mes dy kombëtareve që në të shkuarën numërojnë 8 përballje, që të gjitha miqësore. Kuqezinjtë kanë një bilanc dukshëm më negativ në këtë duel pasi kanë arritur të fitojnë vetëm një herë, ndërsa në 4 përballje numërojnë humbje dhe tre ndeshje janë mbyllur në barazim.

Maqedonia, ndryshe nga Shqipëria nuk është kualifikuar asnjëherë në një eveniment madhor, ndërsa fushatën e fundit eliminatore të Botërorit 2014 e mbylli në vendin e fundit në grup.

Takimi i fundit mes dy skuadrave është zhvilluar në muajin Nëntor të vitit 2011 ku u regjistrua një barazim pa gola, ndërsa në tre ndeshjet e fundit të zhvilluara në Shqipëri, kuqezinjtë nuk kanë arritur të dalin asnjë herë fitimtarë duke humbur 1 dhe barazuar 2 takime.

Gjithsesi, gjatë viteve të fundit, kombëtarja e vendit fqinjë ka njohur vetëm rënie pasi nuk njeh fitore në transfertë që prej vitit 2011 dhe që prej asaj periudhe numëron 22 ndeshje pa arritur të dalë me sukses nga transfertat. Përballjen e fundit, Maqedonia e ka zhvilluar në muajin Qershor ku u mund me rezultatin 3-1 nga Irani, ndërsa në 6 sfidat e fundit numëron 4 humbje dhe dy fitore.
 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron