Shumë nga mjeshtrat e mëdhenj të artit figurativ botëror, dendur kanë trajtuar tematikën shqiptare duke pasqyruar botën tonë,gjë që do të thotë se e kanë gjetur atë botë mjaft interesante. Këtë interesim të madh e dëshmojnë emrat e shumtë të piktorëve në zë që kanë trajtuar tematikën shqiptare. Falë mundësive të mëdha për kërkime, që na janë dhënë këtyre viteve të fundit mbas hapjes së Shqipërisë po arrijmë të gjejmë mjeshtra gjithandej, nga çdo anë e botës, nganjëherë fare të panjohur për publikun shqiptar. Mjeshtra, emri i të cilëve as është përmendur fare gjatë viteve të izolimit diktatorial.