Historia prekëse e 10 vjeçares nga rajoni i Donetsk-ut, e vetmja e mbijetuar nga familja, i është nënshtruar dhjetëra operacioneve pasi një copë predhe i mbeti në kokë

Historia prekëse e 10 vjeçares nga rajoni i Donetsk-ut, e vetmja e mbijetuar nga familja, i është nënshtruar dhjetëra operacioneve pasi një copë predhe i mbeti në kokë

Histori tragjike vijnë çdo ditë nga rajoni i Donetsk-ut, rajoni më i prekur nga bombardimet ruse që tashmë nuk e ka më pamjen e dikurshme.

Një vajzë 10-vjeçare, familja e së cilës u vra në mes të luftës në Ukrainë, po trajtohet pasi mbeti me një copë predhe në kokë.

Gishti i madh i majtë i Veronikës u këput dhe krahu i saj i djathtë u la pjesërisht i paralizuar pasi forcat ruse hapën zjarr në një strehë në rajonin Donetsk, në Ukrainën lindore.

Vajza e re është e vetmja e mbijetuar nga familja dhe i është nënshtruar dhjetëra operacioneve pas sulmit.

“Më 9 prill, tanku hapi zjarr në strehën në rajonin #Donetsk. Veronika, 10 vjeç, është e vetme e mbijetuar, familja e saj u vra. Një fragment predhe i mbërthyer në kokën e vajzës, gishti i madh i saj i ishte këputur dhe krahu i saj ishte pjesërisht i paralizuar. Tashmë ajo i është nënshtruar rehabilitimit”, shkruan në twiter faqja e Ministrisë së Jashtme ukrainase.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Moska: Anijet e huaja do të mund të largohen nesër nga Mariupol! Zelensky: Na jepni armë të rënda për të ruajtur stabilitetin botëror


E.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë