Historia/ Rrugët e Tiranës
frymëzojnë dy artistë në pedonale

Historia/ Rrugët e Tiranës<br />frymëzojnë dy artistë në pedonale<br /><br>
Janë dy miq të vjetër, ku përveç bisedave shoqërore ata kanë dicka më shumë që i bashkon, është arti. Piktori Edi Kosova, në pamundësi të vazhdonte liceun dhe për të blerë mjetet e pikturës u shkëput nga pasioni i tij në vogëli, dhe pas 32 vitesh ai iu rikthye. Kosova zbulon për Report Tv arsyen përse.

“Goca do martohej dhe do merrte shtëpi. Babi më bëj ndonjë pikturë. Babi thashë nuk di të bëj pikturë, kam 32 vjet. Babi do më bësh ose unë do t’i blej. Goca fakt të kryer, bleu bojrat penelat merri fillo. SI ti filloj thashë, nuk di thashë.. E fillova, më shkoi një javë e ca një pikturë. E pashë pasi e përfundova, nuk më pëlqeu.. e prisha. Prapë kështu dhe së fundmi më shkoi nja tri javë një punë dhe se c nxora dicka.

Pastaj punë e dytë më shpejt dhe hap pas hapi dhe ja bëra gocës. Aty filloi e brendshmja, instikti i pikturës. Duart e mia u ka hyrë boja në mish jo në lëkurë, tani nuk mund të rri dot pa punë”, tregon Kosova. Ndërsa muzikanti Spartak Dishnica e ka nisur rrugëtimin e tij artistik në mënyrë më të veçantë, të cilën e rrëfen për Report Tv.

“Muzikën e kam filluar në moshë të madhe me thënë të drejtën, rreth moshës 19 vjec sepse unë kam bërë edhe ushtri sepse nuk na dilte e drejta e studimit se ishim si me njollë. Dhe atje në ushtri kishim të drejtën të mësonim ndonjë vegël muzikore. Aty fillova të mësoja avash avash nga një akord, vija këtu në Tiranë kisha shokët e mi muzikantë që më jepnin literaturë dhe pastaj kur kthehesha në ushtri merrja kitarën duke studiuar”, tha Dishnica.

Po flasim për atë që njihet si “arti i rrugës”, i cili i jep një pamje tjetër një këndi të caktuar të qytetit, konkretisht pedonales ku kalojnë pjesën më të madhe të ditës dy miqtë artistë.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale