Bashkimi Evropian i sotëm nisi në Paris, në vitin 1951, kur Jean Monnet, shërbëtori francez i cili konsiderohet si arkitekti i bashkimit Evropian, ngriti komitetin Evropian të Qymyrit dhe Çelikut, një klub prej gjashtë kombesh: Franca, Gjermania Perëndimore, Luksemburgu, Belgjika, Italia dhe Holanda. Ideja ishte që të privonte çdo vend individual, që të kontrollonte materialet në mënyrë që të parandalonte ndonjë konflikt të mundshëm.
Pas dy luftërat botërore të lindur në Evropë të cilat tronditën gjysmën e parë të shekullit të 20-të, Franca dhe Gjermania u pajtuan duke krijuar një bashkim gjithnjë e më të ngushtë , që zëvendësoi luftën me diskutime të gjata mbi çmimet e fermave dhe kuotat e peshkut. Disa analistë e shohin Bashkimin Evropian si shembullin më të suksesshëm të ndryshimit të regjimit, ku njerëzit bëjnë një jetë më të mirë se ajo që bënin 50 vjet më parë. Në gjysmën e shekullit, ishin gjashtë vendet që nënshkruan Traktatin e Romës duke themeluar kështu Komunitetit Ekonomik Evropian.

Anëtarët e bllokut, tashmë 27, janë bashkuar pothuajse në paqe totale, duke rritur prosperitetin dhe stabilitetin në mënyrën më të pakrahasueshme në gjithë historinë e tyre. as rënies së komunizmit, e cila simbolizohet nga rënia e Murit të Berlinit në vitin 1989, rajoni i ndarë nga Lufta e Ftohtë u thur së bashku në një komunitet demokratik, kryesisht në sajë të standardeve politike të BE-së dhe normave ekonomike. Tregu i përbashkët u themelua më 25 mars 1957 nga Gjermania Perëndimore, Franca, Italia, Holanda, Belgjika dhe Luksemburgu, u rrit duke u përqafuar kështu edhe nga Britania e Madhe, Irlanda dhe Danimarka në vitin 1973, e më vonë nga ish vendet diktatoriale si Greqia, Spanja dhe Portugalia në 1980. Më vonë u bashkuan edhe vendet neutrale si Suedia, Finlanda dhe Austria, të çliruara nga Lufta e Ftohtë politike, në vitin 1995, duke u përqafuar më pas edhe nga 8 vende të ish bashkimit sovjet, plus Qipros dhe Maltës në vitin 2004 dhe 2007. Bashkimi Evropian ka pasur suksese por edhe dështime, shumë shpesh pasi ky grupim dhe politikat e ndryshme kombëtare jo gjithmonë e kanë parë të qartë rrugë drejt një konsensusi.

Politika e Përbashkët Bujqësore ishte një nga fushat më të diskutueshme të aktiviteteve të BE-së. Ajo është projektuar për të siguruar çmime të qëndrueshme për fermerët. Kritikët e kësaj fushe shprehen se ajo inkurajoi mbi-prodhimit, çmimet e larta të ushqimit dhe prodhime të shtrenjta për konsumatorin. Sipas tyre kjo politikë ka anashkaluar nevojat e fermerëve të varfër. Kjo shkaktoi gjithashtu protesta gjithnjë e dhunshme në Evropë, duke kërkuar çmime më të larta për prodhimet e tyre. Një tjetër politikë e përbashkët i BE-së ishte dhe plani i valutës të përbashkët euros nisur në 2002. Një monedhë e vetme për të gjitha vendet e BE, projektuar për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe politik. Monedha e vetme ka qenë gjithnjë e më shumë nën presionin gjatë këtyre viteve të fundit. Shumë e shohin BE-në si një bashkësi super shtetesh paradoksale dhe komplekse, ku liderët verbërisht nënshkruajnë traktat pas traktati pa u konsultuar me njerëzit e tyre. Ndonjëherë ajo gjithashtu perceptohet si një bllok që shton rrezikun e të qenit gjithnjë e më të pafuqishëm dhe të paaftë për të rënë dakord mbi politikat dhe reformat për të çuar përpara këtë bashkim.

(ed.ka/Shqiptarja.com)