Historike! Atë që s’e bënë djemtë, e realizuan vajzat! Vllaznia për Femra bëhet ekipi i parë shqiptar që kualifikohet në Champions League

TIRANË- Historia u shkruajt sot në ‘Loro Borici’! Atë që ekipet e meshkujve nuk kanë mundur ta bëjnë kurrë e kane bërë femrat. Vllaznia për Femra ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen në grupet e ‘Champions League’ pasi mundi në Shkodër ekipin ukrainas Vorskla-Kharkiv me rezultatin 2-1 me një eurogol nga Berisha.

Ky rezultat i çon për herë të parë në fazën e grupeve të këtij kompeticioni prestigjoz dhe është padiskutim një ditë për t’u shënuar në kalendar për futbollin shqiptar. E ndërsa kombëtarja e meshkujve dje zhgënjeu me barazimin ndaj Islandës, sot ka ardhur një rezultat historik.

Presidenti, Lazer Matija tha se me këtë fitore u është vrarë “ndërgjegjja të pandërgjegjshmëve”, por pa e bërë shumë të qartë se për kë ishte ky mesazh.

“Është një arritje e madhe, një arritje që me sportin shqiptar është arritja më e madhe se të jesh në 16 ekipet me të mëdha të Europës është arritje, me punën e bërë me dëshirën e vajzave dhe kualitetin që ka, nuk ishte krejt ëndërr, kemi hyrë me objektiva të qarta. Një ekip që luan mjaft mirë, që ka kualitet, investim dhe në grup nuk shkojmë për të shëtitur. Nuk kemi treguar inferioritetin, siç shumë ekipe shqiptare bëjnë. Kemi vrarë ndërgjegjen të pandërgjegjshmëve, ne kemi punuar dhe do të punojmë se kye kip është krenaria e Shqipërisë”, tha presidenti.

Vajzat kanë treguar emocionet nga kjo fitore historike.

“Lot gëzimi, moment shumë i rëndësishëm. Moment historik për të gjithë ne, shpërblehet puna e gjithë viteve se kemi punuar shumë, është pritur shumë. Është një ëndërr e realizuar dhe kemi punuar shumë ndershëm”

“Jam e bekuar që mund të ndihmoja skuadrën time, e kishim shumë të qartë se cili ishte objektivi. Nuk kam qenë shumë qatë këtu, dhe po përpiqem që ta kuptoj se çfarë domethënie ka kjo për ekipin”, shprehen futbollistët.

Ndeshja e parë mes të dyja skuadrave u mbyll në barazimin 1-1, e cila gjithashtu u luajt në “Loro Boriçi”. Ndeshja e kthimit kërkonte një tjetër ritëm dhe force nga vajzat kuqeblu dhe ajo ka ardhur. Vllaznia do të përfitojë 500 mijë euro nga pjesëmarrja në grupet e ‘Champions League.’

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:55
Duka ‘vjedh’ suksesin e vajzave të Vllaznisë: FSHF, një punë të jashtëzakonshme për mbështetjen e futbollit të femrave

Në një kohë që futbolli i femrave nuk ka qenë prioritet i FSHF-së, kjo edhe sepse për disa muaj, vajzat kanë mbetur edhe disa muaj pa rroga, në momentin që patën një moment suksesi, Armand Duka nuk ka nguruar që të “vjedh” nga suksesi i tyre.  Teksa uron vajzat, ai e shet si një punë e madhe e FSHF-së.

“Futbolli është i bukur se na dhuron emocione të ndryshme ditë pas dite. Sot Vllaznia e vajzave ka shkruar historinë me fitoren kundër ekipit ukrainas të Vorskla Kharkiv dhe tashmë do të marrë pjesë në grupe të Champions League për herë të parë. Urimet e mia më të sinqerta për vajzat e Vllaznisë, stafin drejtues dhe Presidentin Lazër Matija. Urime për punën e përditshme me vullnet, pasion e përkushtim për të qenë krenaria e qytetit tuaj të mrekullueshëm Shkodrës, por edhe Shqipërisë.

Në FShF kemi bërë një punë të jashtëzakonshme për mbështetjen e futbollit të vajzave, por ju, na treguat me punën tuaj, se duhet të bëjmë më shumë. E tani, të jemi gati të shohim vajzat tona të Vllaznisë të shkruajnë historinë e të na përfaqësojnë denjësisht në Europë. Urime Vllaznia. Urime vajza”, shkruan Duka.

Ora 21:53
Ministrja e Sportit uron ekipin e vajzave shkodrane për fitoren: Forca në rrugën tuaj drejt suksesit

Ministrja e Sportit, Evis Kushi ka ekipin e vajzave shkodrane për suksesin historik në futboll

“Vajzat shkodrane bëjnë histori në sportin e futbollit shqiptar, si ekipi i parë që kualifikohen në turneun më të madh të futbollit të klubeve, UEFA Champions League. Forca vajza në rrugën tuaj drejt suksesit”, shkruan Kushi.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Basri: 28/09/2022 21:50

    Po shkodra emrin vec prej femrave bisha e ka se meshkujt i ka si ke filmi ne malet me bore ka jete.

    Përgjigju
  • Shkodrani: 28/09/2022 21:18

    Ka lezet per nder t'familjes

    Përgjigju
  • Rozafa: 28/09/2022 19:42

    MOJ VLLAZNI -VLLAZNIA JON TI GJITHMONE DO JESH KAMPJON VEQ PERHIRE TE SPEKTATORIT SHKODRA JON DJEP I FUTBOLLIT.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja