Një lajm shumë i mirë për sportin shqiptar nga Kroacia. Gjimnasti ynë Matvei Petrov ka rrëmbyer medaljen e arit në Kupën e Botës në Gjimnastikë Artistikë, gjatë aktivitetit që po zhvillohet në Osijek të Kroacisë.

Kjo medalje ari në një kupë botë vjen për herë të parë në historinë e gjimnastikës shqiptare.

Gjimnasti Matvei stërvitet nga trajneri Alon Hasa. Kjo arritje e madhe shton shpresat për medaljen e parë në historinë e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Tokyo 2020.