Historike marrëveshja me Vatikanin, Arabia Saudite lejon ndërtimin e një kishe

Historike marrëveshja me Vatikanin, Arabia Saudite lejon ndërtimin e një kishe

Ata pak të krishterë që jetojnë ende në Arabinë Saudite dhe të tjerët që udhëtojnë në këtë vend nuk u lejohet që të praktikojnë besimin e tyre në publik, të paktën deri më tani.

Mediat në Lindjen e Mesme flasin për një ndryshim drastik. Sipas tyre, Riadi ka rënë dakort me Vatikanin për ndërtimin e një kishe katolike.

Marrëveshja thuhet se është nënshkruar gjatë vizitës së Kardinalit Jean-Louis Tauran, i cili u takua në Mbretërinë Saudite me Abdel Karim Al-Issa, kreu i Ligës Myslimane.

Vizita është zhvilluar këtë vit dhe veç klerikut të lartë mysliman, Kardinali i Vatikanit është takuar edhe me anëtarët e familjes mbretërore, ku mësohet se u ka kërkuar që të trajtojnë qytetarët e krishterë të vendit të tyre në barazi të plotë.

Lajmi i përhapur në mediat e Lindjes së Mesme nuk është konfirmuar, por as mohuar si nga Vatikani, ashtu edhe nga Arabia Saudite.

Arabia Saudite është i vetmi vend që nuk ka kishë për të krishterët. Vendi i lejon që të hyjnë për çështje pune, biznesi apo turizmi, por u ndalon praktikimin e besimit të tyre fetar në publik.

Organizata të të drejtave të njeriut dalin shpesh me raporte, ku thonë se ata pak të krishterë që jetojnë në Arabinë Saudite, zakonisht shfrytëzojnë rrjetet sociale, ku grumbullohen në biseda private për të praktikuar besimin e tyre.

Vatikani ka shprehur më shpesh dëshirën për të financuar ndërtimin një kishë në Arabinë Saudite dhe mesazhi që ka përcjellë shpesh është se si të krishterët, ashtu edhe myslimanët kanë dy armiq të përbashkët; ekstremizmin dhe injorancën.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen