Historike në Premier League, Chelsea shet biletën më të shtrenjtë për një ndeshje

Historike në Premier League, Chelsea shet biletën më të shtrenjtë për një ndeshje

Stadiumi i Chelseat

Chelsea dhe Manchester United luajnë më 3 prill për sfidën e Premier League, teksa klubi londinez ka vendosur rekord dhe ka shitur një biletë 'premium' për këtë ndeshje me vlerën e pesë mijë eurove.

Todd Boehly dhe Clearlake Capital kanë zemëruar tifozët e Chelseat pasi vendosën një çmim jashtëzakonisht të lartë në vlerë prej 5 mijë eurosh për tifozët që duan të përcjellin këtë takim mbrapa shpinës së Mauricio Pochettinos, pranë stolit të ekipit.

Kjo biletë është pjesë e ‘Dugout Club’ të Chelseat, aty ku përfshihet një paketë premium mikpritjeje e cila premton ulëse luksoze dhe një pamje unike dhe të favorshme drejt Pochettinos.

Personat që blejnë këto bileta do të kenë gjithashtu mundësinë që të takojnë lojtarët pas mbërritjes së tyre në “Stamford Bridge” dhe të shijojnë paketën ekskluzive ‘Club Chelsea’ para dhe pas ndeshjes.

Manchester City më herët kishte mbajtur rekordin për biletën premium më të shtrenjtë ndonjëherë, e cila kishte vlerën e 4 mijë e 200 eurove, ndërsa Uest Ham United ofronte një biletë në vlerë prej 4 mijë eurosh e cila përfshinte një udhëtim me helikopter mbi horizontin e Londrës.

Për më shumë, zyrtarë nga klubet rivale të Premier League janë shokuar nga çmimi i biletave të Chelseat. “Nuk mund të ketë një biletë më të shtrenjtë në ligë sesa 5 mijë euro”, ka thënë një burim për The Telegraph, teksa një tjetër zyrtar i Premier League ka thënë se janë të habitur nga çmimi.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

E dielë me diell e temperatura deri në 27 gradë Celcius! Parashikimi i motit për sot

E dielë me diell e temperatura deri në 27 gradë Celcius! Parashikimi i motit për sot