Historike për futbollin kosovar,
FIFA e lejon për ndeshje miqësore

Historike për futbollin kosovar,<br />FIFA e lejon për ndeshje miqësore
Data 22 maj do të hyjë në historinë e sportit kosovar, përkatësisht të futbollit. Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s edhe zyrtarisht e ka pranuar futbollin e Kosovës, duke i dhënë fund izolimit të futbollit kosovar.

Në mbledhjen e mbajtur në Budapest të Hungarisë, Komiteti Ekzekutiv ka marrë vendim që Kombëtarja e Kosovës dhe klubet kosovare të zhvillojnë ndeshje miqësore ndërkombëtare. Lajmi publikohet edhe nga media të njohura botërore.
Në votimin për aprovimin e këtij vendimi, nga 24 persona të pranishëm në mbledhje, 8 ishin kundër por që ato vota të pavlefshme nuk arritën të ndalin prosperimin, avancimin dhe rrugën e futbollit kosovar drejtë Evropës.

”Nuk është njohja e Kosovës si një vend, por është njohja e futbollit në një vend. Ne vendosëm që futbolli kosovar të marrë besueshmëri sepse ata ishin shumë të shqetësuar se lojtarët e tyre po luajnë çdo ditë e më shumë në shtete tjera” deklaroi Jerome Vackle, anëtar i FIFA-s. Sipas disa burimeve mësohet se ndeshja e parë miqësore për përfaqësuesen e Kosovës do të jetë ndaj Turqisë.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

'Shqipëria na bashkon', aktori Leonit Maloku në 'Minuta Zero': Edhe kur luan Kosova me flamurin kuqezi festojmë

'Shqipëria na bashkon', aktori Leonit Maloku në 'Minuta Zero': Edhe kur luan Kosova me flamurin kuqezi festojmë