Shqipëria ngjit 16 pozicione në renditjen e FIFA-s për muajin prill duke u pozicionuar në vend të 48-të.
Kjo është arritje historike për Kombëtaren tonë pasi vendi i 48-të është pozicionimi më i mirë në histori në renditjen e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit duke u përmirësuar me 2 vende nga arritja e vitit 2011 kur skuadra e drejtuar nga Kuzhe pozicionohej në vend të 50-të.
Shqipëria ka fituar 16 pozicione në renditjen e këtij muaji duke grumbulluar 596 pikë.
Ndikim të madh në përmirësimin e rendiktjes kanë absolutisht fitoret ndaj Norvegjisë dhe Lituanisë.
Për sa i përket skuadrave të grupit E, Zvicra pozicionohet në vend të 15-të, Norvegjia e 30-ta, Sllovenia në vend të 55, Islanda e 73-ta dhe Qipro në vend të 123.
(a.k/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com