Historike! Shqipëria ka marrë fitoren e parë në Europianin e "Francë 2016". Kuqezinjtë debutues mundën me rezultatin e ngushtë 1:0 ndeshjen vendimtare ndaj Rumanisë. Një paraqitje e shkëlqyer e lojtarëve të kombëtares shqiptare e cila u kurorëzua me një triumf spektakolar, duke kurorëzuar kështu më së miri paraqitjet dinjitoze në këtë Europian.
Ёshtë Armando Sadiku ai që ka ngritur në këmbë një komb të tërë, duke shënuar golin e parë për Shqipërinë në minutën e 44' të takimit.
Sulmuesi shqiptar përfitoi nga një dalje e gabuar e portierit rumun Tatarusanu, duke çuar në rrjetë një gjuajtje me kokë pas një krosimi të marrë nga Memushaj.
Më herët, dy mundësi të shkëlqyera për gol për kombëtaren shqiptare u shpërdoruan. Lenjani në minutën e 23' nuk shënoi në një rast flagrant me portën e boshatisur, por goditi fort mbi traun e katërkëndeshit.
Pak minuta më vonë, në të 36'-ën ishte Migjen Basha i cili nuk gjuan mirë, pas një skeme të servirur nga goditja e këndit.
Goli për kuqezinjtë do të vinte pas disa sulmeve radhazi në portën e rumunëve. Armando Sadiku do të përfitonte në minutën e 44' nga një dalje e gabuar e portierit rumun Tatarusanu, duke goditur saktë me kokë. 1:0 për Shqipërinë dhe festa ka nisur!
Një komb i tërë është në këmbë për këtë fitore historike të kuqezinjve, e cila tashmë rrit shanset për një tjetër kualifikim, atë të fazës së 1/8-ave të Europianit.
Shqipëria ka 3 pikë në Grupin A, duke lënë të fundit Rumaninë me vetëm 1 pikë. Franca kryeson me 7 pikë, duke u kualifikuar direkt me Zvicrën e Shaqirit dhe Xhakës, të cilët siguruan 5 pikë në këtë Europian.
(Goli i shënuar nga Armando Sadiku)

(Festimi i golit nga lojtarët e kombëtares shqiptare)
Ndeshja Shqipëri-Rumani minutë pas minute
Ora 22:56 Përfundon Shqipëri-Rumani 1:0. Shqipëria fitore historike
22:16 Zëvendësim te Shqipëria në minutën e 58' të takimit
Duartroktijet janë të gjitha për Armando Sadiku i cili largohet për t'i lënë vendin Bekim Balajt. Shkodrani debuton në Europian.
Ora 22:04 Mavraj gjuan me kokë në minutën e 46' pas goditjes nga këndi, por topi përfundon mbi tra
Ora 22:03 Nis pjesa e dytë e ndeshjes Shqipëri-Rumani
Ora 21: 47 Mbyllet pjesa e parë me fitoren e kuqezinjve
Ora 21:44 GOOOOL! ARMANDO SADIKU SHENON PER SHQIPERINE
Historike! Armando Sadiku realizon golin e parë për Shqipërinë në këtë Europian. Sulmuesi kuqezi shfrytëzon shumë bukur një krosim nga e dajthta duke mposhtur me kokë portierin rumun Tatarusanu.
Ora 21:36 Migjen Basha humbet një tjetër mundësi. Goditja e tij nga brenda zonës shkon lart mbi traversë
Ora 21:23 Lenjani shpërdoron me portë bosh në minutën e 23'! Çfarë rasti në portën e Tatarusanu, por mesfushori shqiptar godet mbi traun e portës
Ora 21:20 Shqipëria bën gjuajtjen e parë në minutën e 20'. Basha godet lehtë, asnjë rrezik për Tatarusanu
Ora 21: 15 Rumania qarkullon topin, kuqezinjtë luajnë të tërhequr
Ora 21:08 Sulmuesi rumun, Bogdan Stancu gjuan një qendrore të rrezikshme, por pret në kohë Berisha
Ora 21:00 Ka startuar në "Stade de Lyon" ndeshja Shqipëri-Rumani
Starton ndeshja Shqipëri-Rumani në stadiumin e Lyon-it e vlefshme për fazën e grupeve të "Euro 2016". Të dy ekipet do të tentojnë fitoren e cila do të rriste shanset për kalimin e fazës së 1/8 të Europianit.

Tirana Fan Zone, tifozët duke ndjekur ndeshjen

Ora 20:15 Dalin formacionet zyrtare të të dy ekipeve
Ndryshe nga sa pritej, kapiteni i kombëtares Lorik Cana, do ta nisë ndeshjen Shqipëri-Rumani nga stoli. Në vend të tij, De Biasi ka zgjedhur talentin Arlind Ajeti, i cili do të luajë në qendër të mbrojtjes përkrah Mërgim Mavrajt si dhe Elseid Hysajt e Ansi Agollit të cilët do të mbulojnë krahët e mbrojtjes.
Mesfusha përbëhet nga Emir Lenjani, Andi Lila, Amir Abrashi dhe Ledian Memushaj. Ndërsa në sulm do të luajë i përhershmi Armando Sadiku.
Edhe njëherë tjetër, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të "Euro 2016", trajneri italo-shqiptar, Gianni de Biasi i ka besuar sulmin Sadikut, i cili në këtë takim duhet të shfaqë aftësitë e tij të vërteta prej sulmuesi goli. Në dy ndeshjet e para, atë ndaj Zvicrës dhe Francës, Sadiku ka qenë thjesht i pafat.

Ora 19:00 Hapen portat e "Stade de Lyon", kuqezinjtë hyjnë të parët

(Fanellat e zeza me të cilat do të luajë sonte Shqipëria ndaj Rumanisë)

("Stade de Lyon", 59 mijë vende, ku do të zhvillohet Shqipëri-Rumani)

Tifozët shqiptarë përpara stadiumit të Lionit

(Tifozë të kombëtares kuqezi në rrugët e qytetit të Lyonit)

Tifozët shqiptarë foto të përbashkët me ata Romunë
/Shqiptarja.com

FOTO