TIRANË- E pabesueshme mund të konsiderohet kjo natë për ekipet shqiptare! Kjo pasi për herë të parë, 4 ekipe do të shkojnë më tej se faza e parë në Europa League, madje Tirana është në të tretën.
Sonte me radhë arritën të kualifikoheshin Teuta, Laçi dhe në fund Kukësi. Verilindorët ishin të fundit që prenë biletën pasi në takimin e nisur në orën 20:00 në "Air Albania" mposhtën 2-1 bullgarët e Slavias së Sofias. Pak minuta më herët një kualifikim madhështor arriti Laçi që me penallti mposhti azerbajxhanasit e Keshlas. 120 minutat përfunduan 0 me 0, po ashtu edhe koha shtesw, ndërsa nga pika e bardhë e penalltive 4 me 5 për skuadrën shqiptare.
Në orën 16:30 e para u kualifikua Teuta, që në "Niko Dovana" mposhti pastër 2 me 0 izraelitët e Beitar Jerusaem. Tani të tre skuadrat shqiptare do të mësojnë kundërshtarin në shortin që do të hidhet në ditët në vijim nga UEFA, ndërsa të sigurta kanë nga 500 mijë euro. 240 euro mijë për kualifikimin në turin e parë, ndërsa 260 mijë euro janë për pjesëmarrjen në turin e dytë të Europa League.
Skuadra e Laçit është kualifikuar në turin e dytë të Europa League pasi në Azerbajzhan ka mposhtur me penallti 4-5 skuadrën e Keshlas.
120 minutat, fillimisht 90 ato të rregulltat dhe më pas ato të shtesës, përfunduan me shifrat e bardha 0-0. Të dy skuadrat patën rastet e tyre, por më shumë u përpoqën të mbronin sa të sulmonin.
Tani Laçi do të luaj në turin e dytë, ku në ditët në vijim do të mësojë edhe kundërshtarin.
Kukësi ka vulsour ecurinë fantastike të skuadrave shqiptare në turin e parë të Europa League. Skuadra verilindore e drejtuar nga Skënder Gega ka mposhtur 2-1 Slavian e Sofias në Air Albania, falë golave të Eze dhe Kooper.
Për miqtë nga bullgaria barazoi përkohësisht Krastev në minutën e 81, por në fund vlejti sa për statistikë.
Verilindorët pothuajse në çdo vit kanë bërë hapa të rëndësishëm në kalimin e tureve, ndërsa edhe ky nuk duket se do të mbesë me kaq.
Më herët turin e parë të Europa League e kaluan edhe Laçi me Teutën, ndërsa Tirana është e kualifikuar për në turin e tretë.
Një gol në minutën e 6 dhe një tjetër në të 87-ën i ka dhënë kualifikimin historik Teutës në turin e dytë eliminator të Europa League. Skuadra shqiptare e drejtuar nga Edi Martini ka mposhtur pastër 2-0 në 'Niko Dovana' izraelitët e Beitar Jerusalem.
Pak çaste pasi nisi ndeshja, sulmuesi Krasniqi gjeti momentin e duhur për të dërguar në rrjetë një kros nga e majta, duke zhbllokuar shifrat. Teuta në vijim ishte e aftë të ruante rezultatin dhe në disa raste të dilte në kundërsulm të shpejtë, por duhet të vinte minuta e 87 për të dyfishuar shifrat. Autori i golit në këtë rast ishte sulmuesi tjetër Rubin Hebaj.
Tani Teuta do të marrë pjesë në turin e dytë të Europa League, ndërsa aventura e Beitar ndërpritet këtu. Si pjesmarrëse në turin e dytë Teuta do të fitojë edhe një shifër të konsiderueshme nga UEFA. Duke përfshirë edhe pjesmarrjen në turin e parë shpërblimi shkon në 500 mijë euro.
Nuk kam qene asnjehere tifoz i Tirones dhe futbollin shqiptar pas 90’ nuk e kam ndjekur,se sa hare qe shihja ndonje ndeshje ne tv,nuk shihja futboll ,por grushte ne fushe dhe jashte saj.... Pertej kesaj,dua te them se Tironen e pashe ne ndeshjen me serbet e CrvenaZvedes dhe merititonte fitoren,por ja qe futbolli keshtu e ka ,te ndeshkon nganjehere edhe kur luan mire. Urime skuadrave te tjera ,Kukesit,Durresit e Lacit per kalimin me sukses te ketij turi dhe suksese te metejshme ! Rendesi ka qe futbolli yne po jep sinjale pozitive per nje perspektive dhe te ardhme me te mire. Kualifikimi i tanishem ,vetem sa perkedheli sadopak krenarine e shqiptareve,kaq te ndjeshem per t’u futur ne gare me dinjitet ne cdo “gare” nderkombetare edhe pse deri tash keto 30 vjet ,kemi qene te deshtuar. Sepse edhe kualifikimi dhe pjesmarrja ne Euro2016 ishte merite e shqiptareve te diaspores te pergatitur ne shkolla europiane futbolli dhe jo i cilesise se futbollit te brendshem shqiptar. Shpresojme qe futbolli,ky sport kaq i bukur e popullor,te kete te ardhme dhe ne Shqiperi dhe sinjalet e drites jeshile jane ndezur...
PërgjigjuSuper te 4 ekipet ne turin e dyte.Laci ekipi i zemres na knaqi me kualifikim ne fushen kundershtare dhe me trajnerin e madh Shkodran dhe shume te sukseshem ne arenen kombetare dhe nderkombetare qe ndoshta pse jo nje dite ta shohim te drejtoje perfaqesuesen tone.Keto kualifikime tregojne edhe rritje te Superliges Shqiptare-Para Laci dhe uroj fat ne turin e dyte Lacit,Kuksit,Teutes dhe Tiranes.
PërgjigjuGezim I madh per futbollin tone. Edhe per leket qe do marrin qe do I japin nje dore ekipeve.
PërgjigjuUrime ! Me shume per Teuten qe per here te para u mposht nje ekip israelit dhe qe kushtonte 11 milion. Mendoj se Teuta eshte ekipi me i mire ne Shqiperi per momentin.
Përgjigjukush e sha Tironen derri ja.....nonen
Industrial industrial o fitore o skamdal!
Përgjigjupall rika
Urime te 4 ekipeve shqiptare per ne turin tjeter te Europa League. Eshte hera e pare qe te gjitha ekipet pjesmarrese kalojne turin. Keqardhje per Tironen qe me pak fat mund te ishte ne turin tjeter te Champions gjithsesi suksese per me tej!
Përgjigju