Artan Hoxha: U paguan 1 mln dollarë për lirimin e Turgutit nga burgu në Shqipëri (VIDEO)

"Abdulselam Turgut ka qenë nën hetim për trafik droge për qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë.

Historia nis që në vitin 1998. Gjatë një operacioni të policisë turke u godit një grup shqiptarësh që merreshin me biznes.

U ra në gjurmët e tyre duke u ndjekur një futbollist me origjinë shqiptare, i ikur herët, që u kap me 30 kg heroinë. U arrit të kapet një episod nga policia turke me 190 kg heroinë që ishte porositur në Turqi dhe do vinte në Shqipëri në rrugë tokësore. Mes personave të kapur ishin Hekuran Hoxha i arrestuar qershor 2019 si i përfshirë në laboratorin e Hasit, në kuadër të operaconit Volvo 4, pjesë e të cilëve është edhe grupi i Avdylajve. Roni i Shijakut ka qenë i arrestuar në Shqipëri e Itali për trafik heroine. Është i përfshirë në fushata elektorale të forcave politike në Shijak. Krimi nuk ka ngjyrë politike, ka marrë pjesë në fushata të ndryshme. Personi tjetër i kapur quhej Behar Sofia. Ky emër del në ngjarjen e gushtit 2009 ku në Durrës u vranë 4 policë gjatë operacionit për të arrestuar Dritan Dajtin. Aty ka qenë Behar ose Fatmir Sofia, disa herë bizneseve të tij i është vënë lëndë eksplozive, që i ka pasur afër stadiumit Dinamo në Tiranë, tashmë nuk i ka më.

Në vitin 2009 Gjykata në Gjermani ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për Turgut, që akuzohej për trafik të 1 ton heroinë në drejtim të Gjermanisë. Kishte urdhër kërkimi nga autoritetet belge, austriake, italiane. Njëkohësisht ishte arrestuar më herët edhe në Turqi dhe Azerbajxhan dhe ishte në kërkim.

Zhduket dhe humb cdo gjurmë, flitet që kishte lidhje të forta edhe në Kurdistan, dhe ka përdorur edhe territorin iranian për linjë të trafikut të drogës.

Në 2011, në18 shkurt, Turgut, e shoqëruar nga një 37-vjecare kurde, ka udhëtuar me avion nga Stambolli në Rinas, dhe është identifikuar me emrin e tij, i është parë statusi dhe menjëherë në listën e të kërkuarve u zbulua që kërkohej nga Gjermania. Është shoqëruar dhe është njoftuar interpol Tirana dhe prokuroria që me kalimin e dosjes në gjykatë, më 21 shkurt të 2011-ës, gjyqtari Kreshnik Omari, e cilësoi të vlefshëm arrestimin dhe e la në masë arresti me burg me qëllim ekstradimin. Këto kanë ndodhur pa u publikuar në media.

Në datën 4 mars 2011, në Gjykatën e Apelit avokati i Turgutit, Koli Bele, ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë me pretendimin se arrestimi nga qenë i paligjshëm dhe se personi ka probleme shëndetësore, dhe nuk ka rrezik të largohet se ka adresë shtëpie, derisa dosja të vinte nga Gjermania. Treshja e Apelit e drejtuar nga gjyqtari Gjin Gjoni, me anëtarë Hysni Demiraj dhe Agron papajani, e ka vlerësuar kërkesën e avokatit të drejtë, nuk ka pranuar kërkesën e prokurorit, dhe i ka dhënë arrest shtëpie. Ai ka qëndruar në katin e 8 të një pallati të papërfunduar me një kontratë të një personi me emrin Gjin Pjetri. Dhe ata e kanë lënë në arrest shtëpie me adresën e një pallati që ende ishte në ndërtim, tek Kthesa e Kamzës. Për të ndodhur kjo gjë shumë elementë të botës së krimit, të botës së biznesit, me influenca në politikë, kanë ndërhyrë, dyshohet se është paguar 1 milionë dollarë, dhe sot jemi para faktit që ky shtetas humbi pa nam e nishan.

Policia nuk tregoi asnjëherë kujdes për ta mbajtur në mbikëqyrje. Policia shkoi në atë adresë dhe zbuloi që nuk kishte qëndruar kurrë aty, por në hotel. Me pasaportën e siguruar nga miqtë e tij në Shqipëri ai u arratis. Ky ka qenë bosi i një sërë grupesh shqiptare që janë marrë me trafikun e heroinës. Kur shkohet në Gjykatën e Lartë dhe kërkohet nga prokurori ndryshimi i masës së sigurisë, më 29 shkurt 2012, ka qëlluar vit i brishtë. Dhe një trup gjykuese e drejtuar nga Gani Dizdari, me anëtarë, Arjana Fullani, Shkëlzen Selimi, Edmond Islamaj, Alesksander Muskaj, e ka cilësuar të ligjshëm vendim e Apelit edhe pse Turguti  ishte arratisur një vit më parë. Në atë kohë prokuroria ka hapur një dosje e cila nuk përfundoi kurrë", tha në Report Tv, gazetari investigativ Artan Hoxha.


Lajmi kryesor:

HISTORIKU i bosit turk që drejtonte grupet e heroinës në Shqipëri, miqtë në politikë dhe biznese që i dhanë 'dorën' kreut të celulës terroriste (VIDEO)


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë