Hitet e Alban Furtunës
në Top 200 në YouTube

Hitet e Alban Furtunës<br />në Top 200 në YouTube
Viti 2014 solli një mori videoklipesh e këngësh në tregun muzikor shqiptar nga artistë të ndryshëm , e njëkohësisht një numër të madh klikimesh në YouTube. Disa nga produksionet më të dëgjuara dhe pëlqyera për këtë vit, në një periudhe fare të shkurtër, ishin ato teë mjeshtrit të muzikës Alban Furtuna.

Alban Furtuna, i njohur si krijuesi i shumë hiteve muzikore shqiptare, dhe bashkëpuntor i emrave me të mirë të muzikës shqiptare (Sabri Fejzullahu, Meda, Poni, Sinan Vllasaliu, Artiola Toska etj) dhe me mbi 25 vite karriere si kompozitor në fushën e muzikës, numëron tani mbi qindra këngë hite të cilat vazhdojnë të dëgjohen e klikohen çdo ditë. Suksese nga ky emër i madh i muzikës shqiptare ka pafund, por suksesi më i fundit i dalë nga studio i Alban Furtunës ishte dhe hiti më i ri nga këngëtari i mirënjohur Meda me titull "Rrush i ëmbël" me muzikë të Alban Furtunës dhe tekst të Fatmir Mujës.

"Rrush i ëmbël" u listua ne top 200 e videove më të dëgjuara në YouTube (plejliste kjo e gjeneruar automatikisht nga YouTube). Përpos kësaj, prodhimet e Albanit të publikuara në fillim të këtij muaji, në projektin "Gëzuar 2015" me produksionin muzikor Emracom, listohen si këngët më të dëgjuara të momentit.


alban


Redaksia Online 
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dita e katërt në qeli për “Babalen”, por Ervin Salianji vijon poston në Facebook nga Burgu! Telefonat dhe rrjetet sociale janë të ndaluara, si i realizon?

Dita e katërt në qeli për “Babalen”, por Ervin Salianji vijon poston në Facebook nga Burgu! Telefonat dhe rrjetet sociale janë të ndaluara, si i realizon?