HIV/AIDS, 102 raste të reja vetëm
për këtë vit,mes tyre edhe 1 fëmijë

HIV/AIDS, 102 raste të reja vetëm<br />për këtë vit,mes tyre edhe 1 fëmijë
Vetëm për këtë vit janë shtuar 102 raste të reja me HIV /AIDS, ndërkohë që shifrat zyrtare tregojnë se janë 984 raste. Mes rasteve të reja është edhe një fëmijë. Këto shifra u bënë publike nga zv ministri i shëndetësisë Klodjan Rrjepaj.
 
Në ditën ndërkombëtare të sensibilizimit të HIV/AIDS, u publikuan edhe strategjitë kombëtare për monitorimin e sëmundjes së shekullit, ku në vendin tonë vazhdon të jetë parësor transmetimi i kësaj sëmundje në rrugë seksuale, ku marrëdhëniet homoseksuale kanë shtuar edhe rastin e të prekurve nga kjo sëmundje. 

“Adresimi jonë i problematikës së grupeve të riskut kryesisht në atë projekt ka dhënë rezultatet e veta sepse nuk kemi raste të përhapura të epidemisë së hiv. Fakti që gati vazhdon i njëjti trend ku 90 % e rrugës së transmetimit është ajo seksuale tregon që ne në fakt duhet të vazhdojmë përpjekjet tona dhe të fokusohemi te grupet e riskut dhe të fuqizojmë ndërhyrjet në parandalim”, shprehet Klodjan Rrjepaj, zëvendës Ministër i Shëndetësisë.
 
Instituti i Shëndetit Publik raporton për 1 fëmijë të infektuar me HIV gjatë këij vitit.

Meshkujt zënë numrin më të lartë të të prekurve, 704 persona, ndërsa femra 80 raste.

Grupmoshat më të prekura janë 35-44 vjeç që zënë 30% të rasteve. Përqindjen më të ulët, zënë moshat mbi 65 vjeç me vetëm 2%.

Sa i përket shpërndarjes gjeografike në vend, numrin më të lartë të prekurve nga virusi mban Tirana me 446 raste, ndërsa numrin më të vogël Tepelena dhe Gramshi me nga 1 rast.

Në plasnin strategjik janë edhe qendrat për testime vullnetare. Por si në të gjitha rastet e sëmundjeve parandalimi është zgjidhja më e mirë se kurimi. 

"Në këtë ditë jo vetëm ndërgjegjësimi institucional, jo vetëm përkujtimore për ata që kanë humbur jetën për shkak të mungesës së eksesit në medikamente është një ditë edhe mesazhesh shumë të forta për popullatën  e përgjithshme edhe për grupet e riskut për tu testuar për HIV. Mesazhi i këtij viti ishte testohu për një jetë të shëndetshme”, thotë Olimbi Hoxhaj, përfaqësuese e shoqatës së HIV/AIDS.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike