"HIV/AIDS" me raste në rritje
ISHP:Nënat të testohen para lindjes

ISHP:Nënat të testohen para lindjes">
Tiranë- Instituti i Shëndetit Publik, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të sëmundjessë shekullit Hiv/Aids, e shikon si të domosdoshëm bërjen e testit për të gjitha gratë që dëshirojnë të lindin një bebe.

Ky institucion ka sjellë edhe numrin e rasteve të konstatuara të personave të infektuar me këtë sëmundje,ku konstatohet se mënyra më e përhapur e transmetimit të virusit është përmes marëdhenieve seksuale.

“Nga rastet e konfirmuara ne kemi zbardhur edhe mënyrat e transmetimit të sëmundjes, tek personat e prekur. Në 94% të rasteve marëdhëniet seksuale kanë qenë mënyra e transmetimit, por në rrugë heteroseksuale dhe homoseksuale janë përkatësisht 82.3% dhe 11.6%.

Lidhur me transmetimin e infeksionit nga nëna tek fëmija, konstatohen 3.6% të rasteve, ku në vitin 2015 është shënuarnjë rast i tillë. Që nga viti 1993 numri i rasteve të infektimit të fëmijëve nga nënat e tyre ka arritur në 31, çka përbën një shqetësim dhe kërkon domosdoshmërisht zbatimin e një protokolli të menaxhimit të gruas.

Redaksia online
(F.T. shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë