BRITANI - Trajneri i Anglisë Roy Hodgson ka folur për Adnan Januzaj dhe mundësinë që ai të luajë për "Tre luanët". Timonieri i kombëtares angleze ka shprehur hapur dëshirën që talentin 19-vjecar ta këtë në skuadër dhe se e pëlqen shumë si lojtar. Gjithsesi që kosovari i lindur në Belgjikë të luajë për Anglinë duhet të kalojë njëfarë kohe dhe për më shumë duhet që Federata Angleze të pranojë jo anglezë.
Dhe në këtë pikë trajneri Hodgson ia lë në dorë bordit të Federatës për të vendosur nëse lojtarë që nuk kanë lindur në Angli mund të luajnë për kombëtaren. 19-vjecari ka shkëlqyer me United dhe ka shumë mundësi zgjedhje por ende nuk i ka shprehur besnikëri asnjë kombëtareje.
Hodgson ka deklaruar: "Gjithçka unë mund të them është se Januzaj është një çështje për bordin e Federatës për shkak se ajo ngre shumë çështje te tjera. Deri në kohën kur bordi do ta ketë të qartë se cila do të jetë politika e tyre për pranimin apo jo të lojtarëve që nuk kanë lindur në Angli apo edhe të zbatohen rregullat e FIFA-s, mua nuk më mbetet gjë tjetër veçse të pres".
Tekniku ka sqaruar diçka: "Një gjë duhet të kuptoni për Januzajn se me rregullat e tanishme ai nuk ka asnjë shans për të luajtur për Anglinë vitet e ardhshme", përfundon Hodgson.
’The Sun’ zbuloi pak ditë më parë se Januzaj i ka thënë PO Anglisë por fakti se kosovari mund të lauëj për "Tre luanët" ka shkaktuar polemika. Wilshere,mesfushori i Arsenalit ka thënë se nuk i pëlqen ideja që 19-vjeçari të luajë për Anglinë.
Tashmë mbetet në dorë të drejtuesve të Fedetarës angleze për të vendosur për Januzajn, gjithsesi fakti që ka folur trajneri Hodgson do të thotë që FA po e merr ne konsideratë grumbullimin e kosovarit.
/Shqiptarja.com