Hodgson trajner i ri i Anglisë,
por tifozët nuk e duan në stol

Hodgson trajner i ri i Anglisë,<br />por tifozët nuk e duan në stol
Ish menaxheri i shumë skuadrave të huaja si Malmo, Inter, Fulham, Liverpool, aktuliasht trajner i WBA-së, Roy Hodgson do të jetë trajner i ri i Anglisë. Në mbledhjen e mbajtur mes drejtuesve të federatës angleze, është vendosur që Roy Hodgson të jetë seleksioneri i ri anglez.

Por me të dëgjuar këtë lajm, tifozët anglezë kanë protestuar në mënyrë të ndryshme duke mos qenë të kënaqur me zgjedhjen e federatës. Madje pikërisht për këto pakënaqësi, marrëveshja ende nuk është zyrtarizuar por se ajo është e sgiurtë pasi që edhe skuadra e WBA-së i ka dhënë leje Hodgsonit që të zgjedhë skuadrën.

Dështimi i Hodgsonit me Liverpoolin është pika më e keqe për trajnerin anglez, dhe shqetësimi më i madh për tifozët. Por pikërisht Hodgson në vitin 2009-10, bëri histori me Fulhamin duke e drejtuar skuadrën angleze drejt finales në Europa League.

Hodgson më parë ka drejtuar edhe kombëtare tjera si Zvicrën, Emiratet Arabe dhe Finlandën, por pa arritur rezultate që kanë lënë shenjë dhe pa ndonjë shkëlqim.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate