TIRANË- Policia e Tiranës shpalli në kërkim Arben Goxhen pronarin e kompanisë AMG Food, i cili më 11 mars importoi nga Brazili gati 8 tonë mish pule të kontaminuar me salmonelë, që përfundoi në treg duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve dhe që ende nuk është tërhequr e gjithë sasia.
Në hetim në gjendje të lirë, policia tha se vuri vëllain e tij, Mondi Goxhe, pronar i kompanisë “Dimal” që merr mishin e papërpunuar të pulës nga AMG për të prodhuar produkte të ndryshme.
Policia thotë se i shpalli në kërkim 2 vëllezërit pronarë pasi importuan mishin e pulës me salmonelë, dhe akuza për të cilën dyshohen është “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.

AMG Food në një reagim thotë se e shiti produktin tek 154 klientë, e faktuar kjo edhe me fatura tatimore, përmes të cilave u morën masat për tërheqjen e produktit nga tregu. Sipas AKU, janë tërhequr nga tregu gati 4.5 ton, ndërsa inspektorët janë në terren edhe sasinë tjetër, gati 3.5 ton, të shpërndara në 10 qarqe të vendit.
Kompania DiMal e Mondi Hoxhës që po hetohet i lirë, në një reagim thotë se pasi u njoftuan për mishin me salmonelë, nuk e përdorën atë në asnjë prodhim të produkteve apo nënprodukteve të tyre dhe se asnjë sasi e rrezikshme me logon e tyre nuk është aktualisht në prodhim.
Mishi i pulës mbërriti në portin e Durrësit më 11 mars. Në një kontroll rutinë AKU mori mostra për t’i analizuar, dhe thotë se njoftoi kompaninë AMG Food, të mos e nxjerrë produktin nga kontejnerët frigoriferikë në port, deri në daljen e përgjigjes, të cilën laboratori i ISUV e nxori më 21 mars.
Të lirë për shpërdorim detyre po hetohen edhe 3 inspektorë të AKU-së Gezim Hushi, Sada Lufta, Aldo Sinjari të cilët sipas policisë kanë lejuar futjen në treg të mishit me bakterin e salmonelës.
Skandali është se konsumatori u njoftua nga AKU 1 javë pas analizave që faktuan prani të salmonelës në mishin e pulës, ndërkohë që edhe sot AKU e ka mbajtur të fshehtë emrin e kompanisë që e importoi, të cilën Report Tv e zbuloi përmes burimeve konfidenciale. AKU referoi për hetim në Prokurorinë e Tiranës kompaninë, për mosrespektim të kritereve të gjurmueshmërisë dhe dhënie të informacionit të pasaktë pasi ka dyshime se të tjera sasi importonte nga jashtë e të tjera deklaronte.
Gezim Hushi inspektori i AKU-së
Sada Lufta inspektori i AKU-së
Aldo Sinjari inspektori i AKU-së
Të paktën 7.9 tonë fileto pule me salmonelë me origjinë nga Brazili u kap në Portin e Durrësit nga AKU. Kjo është sasi e pretenduar zyrtarisht nga vetë AKU, ndërsa burime bëjnë me dije se kjo shifër mund të jetë më e madhe, deri në 18.3 tonë. Sasia u fut në Shqipëri më 11 mars.
Në një reagim të saj kompania diMal.inc thotë se asnjë sasi nga lotet e kontaminuara nuk është përdorur në prodhimin e produkteve ose nënprodukteve tona dhe se grupi i identifikuar nuk është aktualisht në prodhim.
Kompania ‘AMG Food’, që importoi mishin e pulës nga Brazili informon: Në përputhje me legjislacionin në fuqi, shoqëria jonë ka siguruar 154 fatura të shitjeve të produktit të kontaminuar, duke mundësuar që të njoftohen konsumatorët dhe të merren masat për tërheqjen e produktit nga tregu.
Komente


Nuk e kuptoj si vazhdojne ne detyre drejtuesit e AKU Manush Kullolli dhe Fatjoni Pasholli nje dyshe kamikaze per te vjedhur. Zoti ja u befte mbare.
PërgjigjuFiks vlla me emra mbiemra duhen
AKU duhet shkrirë e gjitha dhe duhen penalizuar sepse ky është krim masiv...
PërgjigjuAku e koruptuar me militant
PërgjigjuPasi i thane ik se po vijme e shpallen ne kerkim. Cudia me e madhe 3 dite zgjat dhe do e heqin nga kerkimi. Urojme qe ushqimet e helmuara ti hane femijet dhe niperit e plehrave te AKU, te policise, te prokurise dhe gjylates.
PërgjigjuSi mind te lejosh te kaloj mishi i kontaminuar ne dogane pa mare pergjigjen e analizave laboratorike ? Kjo ka vetem nje pergjigje qe punonjesit e AKU kane mare leke nga pronari i firmes dhe e kane lejuar ngarkesen te kaloj dhe per kete ata duhet te denohen rende sepse jane vrases te peshtire
Përgjigju