Hodhi foshnjën e saj 6-ditëshe në lumin Kir, lihet në burg nga Gjykata e Shkodrës 32-vjeçarja

SHKODËR- Gjykata e Shkalles së parë Shkodër ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’  32 vjeçaren që ka vrarë foshnjën e saj. Në seancën gjyqësore 32-vjeçarja nuk ka folur. Ndërsa avokati Bruno Pepaj e ka kërkuar ndryshimin e veprës penale nga vrasje në rrethana tjera cilësuese në vrasje e të miturve. Që është refuzuar nga gjykatësi i cili ka lënë në fuqi kërkesën e Prokurorisë dhe cilësimin e veprës penale. 32-vjeçarja do i nënshtrohet edhe një ekspertimi psikologjik. Avokati do të thirret nga Gjykata, pasi nuk ka ende nje avokat për ta mbrojtur në këtë çështje të rëndë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Golem më 4 janar. Vajza e pamartuar, identitetin e së cilës “Report TV” ka vendosur të mos e publikojë, e ka kryer krimin në gjendje të rënduar psikologjike. Ajo ishte e pamartuar dhe nuk kishte familje, ndaj jetonte me dajën në fshatin Golem, ndërsa fëmijës nuk i kishte deklaruar atësinë.

Foshnja erdhi në jetë në datën 30 dhjetor 2022, ndërsa O.G doli nga materniteti i Shkodrës në datën 4 janar 2023. Në gjendje të rëndë psikologjike, e reja e hodhi foshnjën në rrjedhën e lumit Kir dhe të premten e 6 janarit është drejtuar te murgeshat, të cilave u ka rrëfyer krimin e rëndë.

“E kam hedhur sepse nuk kisha ku ta lija”, mësohet se ka thënë ajo, ndërsa murgeshat njoftuan menjëherë policinë.

Me të marrë denoncimin blutë e Shkodrës nisën kërkimet në vendin e quajtur Postribë gjetën trupin e pajetë të foshnjës. E reja është vënë në pranga, ndërsa mbi të rëndon akuza e vrasjes. Mjeku i maternitetit të Shkodrës ka bërë me dije se 32-vjecarja refuzoi të regjistronte atësinë e fëmijës. Ajo kishte kërkuar që ta dorëzonte në shtëpinë e foshnjës por më pas kishte ndryshuar mendje dhe e kishte marrë me vete foshnjën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:49
Hodhi foshnjën në lumin Kir, Gjykata e Shkodrës lë në burg 32-vjeçaren

1673261360_Screenshot7.jpg

Gjykata e Shkodrës caktoi masën e sigurisë arrest me burg për 32-vjeçaren me iniciale O.G., e cila hodhi në lumë foshnjën e saj 6 ditëshe. 

Report Tv vendosi për të mos publikojë emrin e të resë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 09/01/2023 12:29

    Avokat leshi, këta e kan biznes perfitimi kriminel ordiner!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?