Apeli i Krimeve të Rënda shpalli vendimin për Ferdinand Rukon, i cili vrau ish-gruan, Liljana Rukon duke e hedhur nga ballkoni i katit të katërt në 3 dhjetor të 2016, në lagjen "Kryengritja" në qytetin e Fierit.

Ruko është dënuar në Gjykatën e Shkallën së Parë me burg për jetë, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi ulet në 35 vite burg. 

“Nuk doja ta vrisja Liljanën, por ajo më nxiu jetën që nga viti 2011 edhe kur u kthyem nga gjermania. Më ofendonte mua më dhunonte, më nxori nënën nga shtëpia dhe krimin u detyrova ta kryej për vetëmbrojtje ndaj ju lutem më mëshironi në dënimin tuaj”, u shpreh Ruko në Gjykatën e Shkallës së Parë rreth 2 muaj më parë.

Më 3 dhjetor 2016 Ferdinand Ruko vrau ish-bashkëjetuesen Liljana Ruko pas një debate në familje, ndërsa pas krimit ai pranoi autorësinë duke deklaruar se kërkon që shteti të kujdeset për fëmijët e tij të mitur 5 dhe 8 vjeç.

Er.K/Shqiptarja.com