TIRANË - Gjykata administrative ka rrëzuar kërkesë padinë e Denion Meidanit, i cili pas pezullimit nga puna në Drejtorinë e Doganave, ju drejtua gjykatës me pretendimin e një vendimi të padrejtë.

Ka qenë gjykatësi Gentian Hamiti, i cili ka vendosur të rrëzojë kërkesën e djalit të ish presidentit Mediani duke lënë në fuqi vendimin administrativ të Drejtorisë së Doganave për pezullim pa afat nga puna të Denionit.

Gjykata ka argumentuar se padia e Meidanit është e pabazuar në ligj, ndërsa ende nuk dihet nëse ky vendim do të apelohet nga Meidani, i cili disa ditë pas pezullimit nga puna u përfshi dhe në një debat me akuza me kreun aktual të doganave Elisa Spiropalin.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)