TIRANE - Ambasadori Gjerman Helmut Hofman, duke folur gjatë një tryeze të organizuar nga lëvizja EMA, është treguar mjaft i ashpër me gjykatësit dhe sistemin e drejtësisë. Hofman, duke u ndalur te lufta ndaj korrupsionit tha se së pari duhet të shtrihet në drejtësi. Pasi ka gjyqtarë që marrin zarfin me para dhe më pas, shkojnë në punë pa asnjë lloj problem.
“Lufta ndaj korrupsionit duhet të shtrihet së pari në drejtësi. Në Shqipëri shifrat e korrupsionit janë të larta. Ka gjykatës që marrin zarfin në mëngjes e pastaj shkojnë në punë. Kjo situatë nuk e ndihmon aspak vendin tuaj," - tha Hoffman.
Jashtë vëmendjes së Hofman nuk mbeti as çështja e azilkërkuesve ku edhe njëherë përsëriti se mundësitë për të fituar azil janë zëro.
"Mos u largoni nga Shqipëria sepse do të ktheheni. Vetëm në një ditë janë larguar rreth 600 persona nga Shqipëria drejt Gjermanisë dhe ky është një shqetësim i madh. Emigrantët duhet të kthehen në Shqipëri,"- u shpreh ambasadori gjerman.
/Shqiptarja.com