Hoffman: Tiranë-Athinë-Romë, të
nënshkruajnë brenda vitit për TAP
Shqipëria, Greqia dhe Italia duhet të përshpejtojnë hapat për nënshkrimin e marrëveshjes teknike për projektin e gazsjellësit TAP. Kështu ka deklaruar drejtori i Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë i TAP-it, Michael Hoffman gjatë një takimi në Tiranë me ministrin e Punëve të Jashtme, Edmond Panaritin.
TIRANE – Shqipëria, Greqia dhe Italia duhet të përshpejtojnë hapat për nënshkrimin e marrëveshjes teknike për projektin e gazsjellësit TAP. Kështu ka deklaruar drejtori i Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë i TAP-it, Michael Hoffman gjatë një takimi në Tiranë me ministrin e Punëve të Jashtme, Edmond Panaritin.
“Në 3 mujorin e parë të vitit 2013 konsorciumi i Shah Deniz pritet të marrë një vendim përfundimtar midis gazsjellësve TAP dhe Nabucco. Për këtë arsye, shtoi ai, duhet të përshpejtojmë hapat për nënshkrimin e marrëveshjes teknike, midis 3 vendeve të interesuara, ndoshta brenda këtij viti.”, -u shpreh Hoffman.
Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të ministrisë, thuhet se “Zoti Hoffman falenderoi Qeverinë shqiptare për ndihmën dhe mbështetjen e plotë që po i jep këtij projekti.”
Nga ana e tij, ministri Panariti theksoi edhe një herë rëndësinë stategjike që ka projekti TAP, jo vetëm për sigurinë energjetike të 3 vendeve të interesuara, por për mbarë rajonin dhe Evropën.
“Ai shprehu gatishmërinë e Qeverisë dhe institucioneve përkatëse shqiptare, për të kryer të gjitha hapat e nevojshme që ky projekt madhor të finalizohet me sukses.”, lexohet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Jashtme.
Shqipëria, Italia dhe Greqia nënshkruan më 28 shtator të këtij viti marrëveshjen politike për ndërtimin e gazsjellësit Trans Adriatik i cili nëse nëse miratohet nga një konsorcium investitorësh, do të lidhë tre vendet, duke sjellë gazin nga fushat Azerbajxhanit për në Perëndim. Marrëveshja për gazsjellësin TAP, u nënshkrua të enjten në mbrëmje në Nju Jork nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Panariti, ministri i Jashtëm italian, Giulio Terzi dhe ai grek, Dimitris Avramopulos.
Redaksia Online(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.2%
-
JO
48.6%
-
NUK E DI
10.1%
Vota total: 2803
Lajme të tjera
-
OKB-ja akuzon Kievin dhe Moskën: Po bëjnë ekzekutime të robërve të luftës
24 Mars, 22:53
-
Në 27 mars përballet me Shqipërinë, Polonia 'bie' në Çeki, mposhtet me rezultatin bindës nga vendasit
24 Mars, 22:45
-
Biden: Kina nuk i ka dhënë armë Rusisë
24 Mars, 22:41
-
Adoleshentët në rrezik nga shpërndarësit e drogës! Tushe dhe Dhori: Prindërit, mësuesit dhe policët të bëhen vigjilentë! Malaj: Stresi i të rinjve vjen nga gjendja ekonomike
24 Mars, 22:29
-
Shkelën Kodin Zgjedhor, KQZ, kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve socialistë
24 Mars, 22:24
-
FOTOT e rralla të çifteve që u martuan në një ditë me Zogun
24 Mars, 22:08
-
Protesta me simbole ruse në Serbi kundër marrëveshjes së Ohrit! Protestuesit me pankarta: Jo kapitullim! Vuçiç, dorëhiqu!
24 Mars, 22:05
-
'S’ma merrte mendja', Luizi i rrëfen Kiarës si e ndihmoi Benet Beci në momentin e tij më të vështirë (VIDEO)
24 Mars, 22:02
-
Kontraktori amerikan vritet në bazën e Sirisë, SHBA hakmerret kundër objekteve të forcave iraniane
24 Mars, 21:47
-
Luiz Ejlli i tregon Kiarës çfarë do të bëjë sapo të dalë nga shtëpia e Big Brother
24 Mars, 21:44
-
Olta ‘trazon ujërat’, ia thotë në sy Kiarës dhe Kristit: Ju keni shumë kimi bashkë
24 Mars, 21:42
-
Ylli Pata: Arsyet e dyzimit të disa deputetëve të PD drejt Foltores
24 Mars, 21:24