Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë Helmut Hoffmann, gjatë fjalës së mbajtur në kuadër të “Tetorit Gjerman 2014”, vlerësoi si pozitive shtyrjen e vizitës së kryeministrit Rama në Serbi për më 10 Nëntor. Hofmann theksoi se ky ishte një veprim i zgjuar duke marrë parasysh tensionet aktuale që janë krijuar midis dy vendeve. Ai theksoi gjithashtu faktin se, Shqipëria ishte mjaft e moderuar në qëndrimet e saj.
“Shqipëria vlerësohet për rolin e moderuar që ka luajtur për shumë vite në rajon. Në këto ditë jo fort emocionuese mund ta shohësh se asgjë nuk merret falas, por duhen përpjekje nga të gjitha palët për pajtim. Ne e kuptojmë, se në rrethana fatkeqe, është diçka e zgjuar që të shtysh një vizitë të rëndësishme. Ne ndajmë pikëpamjet, si shumë të tjerë, se është e rëndësishme për të gjithë që të vazhdojmë të angazhohemi në mënyrë konstruktive dhe kjo është mënyra e vetme për rajonin, që të ketë progres", u shpreh ambasadori gjerman.
/Shqiptarja.com