HOLANDE - 53 spitale në Holandë mund të ndërpresin kurimin e kancerit pasi nuk kanë kapur standardet kombëtare të kujdesit shëndetësor, raporton revista Kontakti Mjekësor. Këto standarde të vendosura unanimisht nga specialistët e radiologjisë dhe kirurgjisë u përmirësuan që të arrihej një trajtim sipas termave të Bashkimit Evropian.

Sipas revistës që ka kryer dhe investigimin në të gjitha spitalet e Holandës, 24 spitale përshembull nuk arrijnë standardet në trajtimin e kancerit të stomakut dhe zorrës së trashë.

Gjithsesi standardet në terma praktikë bazohen në listat e pritjes, specialist trajnues për stafin e infermierëve, dhe sa shpesh kurohen disa lloj kanceresh. Grupi që ka ndërtuar standardet e reja të trajtimit të kancerit në spitalet holandeze ngulmon dhe në uljen e kostove.

Sipas tyre këshillohet që spitalet para se të synojnë kurimin e të gjitha llojeve të kancerit është më mirë të specializohen në disa prej tyre dhe te tjerat të dërgohen në qendra të tjera spitalore.

(Gre.M/Shqiptarja.com)